Parashikimi i Muajit Mars per shenjen e Gaforres (i detajuar) nga HOROSCOPE

Karriera juaj do jetë qëndra e mendimeve tuaja gjatë muajit Mars.

Në datën 3 do merrni lajme shumë të jashtëzakonshme falë një lidhjeje të rralllë ndërmjet Jupiterit (fatiti të mirë) dhe Uranit (planeti i surprizave) prandaj mund ta shikoni në mënyrë të papritur industrinë ku punoni të rritet dhe gjithashtu të ardhurat tuaja. Ky nuk është gjithmonë i vetmi rast qe mund te ndodhe, ndonjëherë marrim një rritje pa ndryshim në status ose e kundërta por në këtë moment e rëndësishme është që çdo gjë punon mire për ju.

Me planetin e Marsit Afërditës dhe Uranit që janë të vendosur mirë në hartën tuaj, do gjeni shumë zell dhe dëshirë për të parë se çfarë ofron bota për ju. Mesa duket keni patur një performancë të mirë dhe tani në muajt Mars dhe Prill do shikoni se vlerësimi është duke ardhur rrugës. Marsi do ju japë qartësi dhe këmbëngulje ndërkohë që Afërdita do ju kthejë në liderin të cilin që të gjithë kanë dëshirë të dëgjojnë. Do keni një prezencë të painjorueshme kjo është e sigurt!

Në veçanti në datat 10 Mars 11 Mars, ose afërsisht, kur drejtuesi i karrierës suaj të momentit Marsi të takohet me Jupiterin tani dhe pastaj me Uranin priten gjëra të mëdha. Do keni shumë vëmëndje dhe progresi do jetë shumë emocionues. Në datën 10 Mars, Marsi do jetë në krye të hartës suaj duke e sinjalizusar bujarin Jupiter i cili tani drejton të ardhurat taja, përdoreni mirë këtë ditë! Bëni një prezantim, kërkojini një personi që ka figurë autoritarë në profesionin e vet, një nder, shikoni për një klient ose ofrojini idenë tuaj një VIP-i. Në datën 11 Mars ka një zhvillim të papritur në reputacionin dhe statusin tuaj dhe ky bashkim i Marsit me Uranin do ju sjellë ndjesinë se gjithçka mund të ndodhë. Kushtojini rëndësi pamjes suaj dhe mendoni pozitivisht. Këto janë ditë ku duhet të shkëlqeni profesionalisht.

Në fillim të muajit, natëne hënës së re më 5 Mars do shikoni shumë komunikim prej klientëve dhe prej të tjerëve dhe gjithashtu do merrni lajme shumë interesante për një të afërm. Në qoftë se keni nevojë për një udhëtim për çfarëdolloj arsyeje, ky do ishte momenti më i mirë për ta provuar. Duket se do diskutoni çeshtje parash me dikë kur të arrini në destinacionin tuaj. Bisedat do ecin mirë, do e gjeni një marrëveshje dhe duket se qëllimi juaj do realizohet.

Eklispi diellor i datës 20 Mars do ju zgjerojë horizontin tuaj në një mënyrë shumë emocionuese veçanërisht në qoftë se e keni ditëlindjen afër datës 20 Korrik. Mund të gjeni një mundësi për të udhëtuar në një distancë relativisht të gjatë larg vendit tuaj. Në qoftë se jeni të shqetësuar për një çeshtje emigrimi, ky eklips do sjellë një përmirësim të dukshëm. Çeshtjet ligjore do ecin përpara dhe në qoftë se keni menduar të riktheheni në universitet ose të rrisni kualifikimin tuaj, ëndrra do bëhet realitet. Mbrojeni temën tuaj. Saturni do ju sjellë dhuratat e tij të qëndrueshmërisë kështu që do ia dilni mirë. Mund të ndërtoni një bazë shumë të qëndrushme për të ardhmen.

Author: horoscope