Jeta juaj bëhet gjithmonë më emocionuese me minutat që kalojnë, muaji fillon me një takim shumë tëkëndshëm mes Jupiterit (fatit të mirë) dhe Uranit (surpriza) në datën 3 Mars dhe ky është një nga aspektet më të veçanta të 2022 , dhe ky është një moment i rrallë.
Një detyrë mund t’ju lihet përgjegjësi gjë që do ju lejojë që të fitoni shumë para. Mos kni frikë të thoni mendimin tuaj, një VIP ju do në anën e vet. Edhe më shumë detyra t’ju vijnë kësaj javeje, afër datës 10 Mars dhe do ndjeheni gjithashtu të emocionuar.
Një marrdhënie do jetë në fokusin tuaj tani prej hënës së plotë në datën 5 Mars. Kjo do jetë një hënë miqësore e pazakontë gjithahtu pasi Saturni, planeti i jetëgjatësisë së gjërave, do jetë shumë mbështetës. Mund të fejoheni ose të martoheni në këtë periudhë prej kësaj hëneje të plotë, mund të nisni bashkëjetesën ose të paktën t’i premtoni njëri-tjetrit se do jeni bashkë përgjithmonë. Në qoftë se jeni tashmë të martuar mund t’i vendosni qëllime të reja njëri-tjetrit ose të rinovoni betimet tuaja për të krijuar një festë.
Në qoftë se nuk jeni duke e frekuentuar dikë seriozisht mund të bëni një pakst biznesi ose të pranoni një partner të vjetër. Cilado qoftë zgjedhja juaj, me Saturnin që ka kaq shumë prezencë të fortë do ndërtoni bazat e qëndrueshme për të ardhmen tuaj.
Një moment edhe më i madh i muajit do ndodhë me eklispin diellor në shënjen e Peshkut në datën 20 Mars. Një mundësi shumë e madhe po ju afrohet dhe është e mbushur me mënyra për të bërë para dhe për t’ju bërë të ndjeheni më të sigurt dhe më të rehatuar në jetë. Saturni i cili është planeti i detyrave, do ju drejtojë dhe do ju shtyjë që të jeni më realist dhe praktik në lidhje me një mundësi karriere. Një mundësi kaq e madhe sa kjo do ishte e pasigurt disa vite më parë por tani jeni më i madh dhe më i mmençur. Në qoftë se ju punoni fort me Saturnin deri në ikjen e tij në Dhjetor të 2024 për dy vite, ju vetëm do ngriheni dhe do jeni një forcë shumë e respektuar në fushën tuaj.
Neptuni po orbiton afër Diellit kështu që duket se fytya juaj do jetë në qëndër të vëmëndjes. Mund të dilni në televizor, në gazeta ose në një revistë. Neptuni ka hyrë në shenjën e Peshkut që prej Prillit të 2011 kështu që mund ta keni vënë re se si ka ndryshuar jetën tuaj magjikisht. Neptuni do 168 vite për tu rrotulluar rreth Diellit dhe 12 shenjave zodiakale kështu që është e qartë që shumë njerëz mund të mos e përjetojnë kurrë këtë që ju po përjetoni tani.
Ky muaj do jetë shumë i rëndësishëm sepse planetet plus eklipsi diellor po hapin dyert e shikueshmërisë dhe rëndësisë suaj tani. Neptuni është drejtuesi juaj kështu që fakti që Neptuni është në shenjën e Peshqve do të thotë se është në shtëpinë e vet dhe është mjaft rehat dhe është një influencë shumë e madhe në jetën tuaj. Kjo gjithashtu do të thotë se do i thithni mësimet e neptunit në mënyrë shumë të thjeshtë dhe natyrale. Neptuno do ju japë motivimin dhe dëshirën për të zhvilluar kreativitetin tuaj natyral; mos kini ndrojtje për të ndarë idetë tuaja. Disa prej ideve tuaja do e arrijnë qëllimin.
Në qoftë se keni nevojë të takoheni me një njeri shumë të rëndësishëm në lidhje me karrierën tuaj, ose të nënshkruani një marrëveshje, bëjeni këtë gjë në datën 25 Mars kur Saturni të jetë duke iu kërkuar dhe duke u siguruar se do ndërtojë një strukturë të sigurt për karrierën tuaj në rritje.