Parashikimi i Muajit Mars per shenjen e Ujorit nga HOROSCOPE

Muaji fillon me lajme shumë të mira!

Data 3 Mars ju sjell një lidhje shumë të mirë ndërmjet Jupiterit fatsjellës dhe Uranit, planeti i surprizave i cili është gjithashtu dhe drejtuesi juaj. Jupiteri është në sektorin tuaj të martesës dhe të partneritetit tani ndërkohë që Uran është në sektorin tuaj të udhëtimeve. Mund të ndodhë vallë që partneri juaj t’ju surprizojë me disa bileta avionic për të vajtur diku ku është bukur, ku partnerido ju kërkojë dorën për martesë? Apo mund të jetë muaji i mjaltit?

Ka shumë mundësi! Sigurisht që ka lloj lloj manifestimesh të kësaj energjie planetare. Mund të formoni një partenritet në biznes dhe t’i bëni gjërat zyrtare duke firmosur letrat ligjore. Vendimet që merrni në fillim të muajit Mars janë shumë të favorizuara kështu që premtimet që i bëni njeriut tuaj tëzemrës do qëndrojë për një kohë shumë të gjatë.
Një udhëtim i shkurtër dhe i shpejtë duket shumë i mundshëm këtë muaj duke ju dhënë shumë mundësi për të bajtur në një vend të bukur dhe me diell. Planeti i Marsit do jetë në shenjën e Dashit e cila është shenjë zjarri pra duhet të ikni diku ku ka diell.

Në qoftë se planifikoni një arratisje për një javë, sigurohuni që do e bëni këtë gjë gjatë javës të datës 10 mars kur Marsi dhe Jupiteri të punojnë së bashku për ta bërë udhëtimin tuaj shumë hyjnor. Edhe pse mund të udhëtoni për arsye të ndryshme këtë muaj do ishte mëkat të humbisnit romancën e kësaj javeje. Hoteli juaj do jetë luksoz kështu që mos bini aspak dakort për akomodime mediokre, shqyrtojini mundësitë tuaja dhe me shumë gjasa do gjeni një ofertë që do jetë mëkat ta humbisnit.

Paratë do jetë në mëndjen tuaj gjatë hënës së plotë në datën 5 Mars. Mund të paguani disa fatura, të hiqni qafë disa detyrime financiare. Hëna e plotë do ju falë shumë energji. Ndërkohë që paratë do dalin në janvën e parë të Marsit do keni shumë mundësi të mira për të fituar disa të ardhura në fund të muajit.

Eklipsi diellor ndodh në shenjën e Peshkut në datën 20 Mars kështu që do keni mundësi që të shfrytëzoni një shumë të madhe parash. Mund të vijë si rezultat e shitjes së diçkaje si një mobilje ose një tjetër gjë që e keni nën pronësi. Do fitoni para nga një kompani sigurimesh ose do ju aprovohet një hya, ndihmë si student, ndihmë për hua hipotekare ose një plan rifinancimi dhe sido që të jenë kushtet e marrëveshjes, për ju do funksionojnë mjaft mirë! Tani keni atë sigurini financiare që e keni lypur prej shumë kohësh.

Pjesërisht dita 25 Mars do jetë shumë ditë e mirë pasi Saturni dhe dielli do jenë në një sinkrom idelae ndaj mund t’ju gjejnë një projekt prej të cilit mund të nxirrni shumë para. Mund t’ju sjellin një person më të rritur që t’ju ndihmojë dhe do ia respektoni mendimin. Është një ditë shumë e mirë për tu takuar me një VIP për të diskutuar rreth financave.

Author: horoscope