Sapo fillon muaji, dukeni të gatshëm për të marrë një vendim në lidhje me shtëpinë ose me një pjesëtar të familjes suaj.
Paratë duken se do jenë të nevojshme për të realizuar planin tuaj dhe me Jupiterin (fatin) dhe Uranin (surpriza të papritura) mund të dëgjoni se jeni aprovuar për një hua për përmirësimin e shtëpisë, huasë hipotekare ose për një plan rifinancimi ose të merrni një hua parash nga familja.
Data 3 Mars është një ditë e veçantë dhe një nga karakteristikat e 2022 pasi është e mbushur me fat të mirë. Mund të jetë dita e duhur për të negociuar rreth përfitimeve në kompaninë tuaj në lidhje me një punë të re ose për të dëgjuar një këshillë me vlerë për një publikim tuajin. Duket se do shpenzoni ca para, por me fatin në anën tuaj, paratë duhet të jenë duke ardhur drejt jush gjithashtu.
Meqë po flaism për para, duhet të gëzoheni në datën 10 Mars pasi Marsi do afrohet me Jupiterin. Kjo do jetë gjithashtu një ditë shumë e mirë për të takuar llogaritarin tuaj dhe për të folur rreth taksave, mund t’i jeni borxhlinj shtetit më pak seç mendonit. Dita që vjen, data 11 Mars do sjellë lajme të papritura rreth parave dhe duken lajme mjaft pozitive. Urani dhe Plutoni do jenë në një pozicion të keq në datën 15 Mars dhe është e vetmja fitë që mund t’ju sjellë problem në këtë drejtim për shkak të dikujt që bën si shef dhe është i vështirë. Mund të mërziteni por do gjeni aspekte më të mira financiare diku tjetër kështu që të ardhurat tuaja duken se janë të mbrojtura.
Nuk dyshoj se dikush të dojë të prishë progresin tuaj.Hëna e plotë këtë muaj në datën 5 Mars do jetë në shenjë ne Virgjëreshës dhe do i sjellë vëmëndje të jgithë ëndrrave dhe dëshirave tuaja. Jeni gjithmonë të gatshëm për tu kujdesur për të tjerët por në këtë moment të vitit duhet të mendoni për plotësimin e nevojave tuaja. Saturni do jetë planeti dominant në këtë hënë duke i shtuar qëndrysehmëri vendimeve që do merrni tani.
Partneri juaj do jetë subjekti ni një eklipsi miqësor diellor në datën 20 Mars i cili do ndriçojë në sektori ne martesës ose të marrëdhënieve të stabilizuara, qofshin natyrë romantike ose natyrë biznesi. Do keni një hënë të re shumë të karikuar pasi do jetë gjithasht një eklips i saj i cili do sjellë me shumë gjasa një event të një rëndësie të madhe. Mund të fejoheni ose mund të nënshkruani një kontrate biznesi. Cilado të jetë gjëja që vendosni të bëni, do zbuloni se premtimi ose marrëveshja juaj do vlejë për shumë kohë, ndoshta përgjithmonë, falë përfshirjes së Saturnit. Mbështetja familjare për vendimin tuaj nuk do mungojë.
Duket se do e vrisni shumë mëndjen për një përmirësim të shtëpisë afër datës së eklipsit, ose mund të vendosni të blini një shtëpi. Ky është moneti i mirë për të kërkuar për hapësira të reja, ose në qoftë se e keni gjetur një shtëpi që e doni, mund ta mbyllni marrëveshjen më mirë tani.
Afërdita do hyjë në shenjën e Demit (e cila është shenjë toke si ju) në datën 17 Mars dhe që prej asaj diteje deri më datë 11 Prill, Afërdita do punojë fort për sektorin tuaj të romancës. Gjeni një arsye për të lënë punën dhe gjeni kohën për partnerin ose për të kërkuar për dikë. Virgjëresha do të ndjehet produktiv dhe ky është prioriteti numër një për ju por ndonjëherë do ju duhet ta lini zyrën në plan të dytë për të ndërtuar një jetë të fuqishme emocionale.
Planeti i Marsit do ndjekë Afërditën në shenjën e Demit në datën 31 Mars deri më datën 11 Maj kështu që do kaloni disa javë romantike dhe zbavitëse. Udhëtimi mund të jetë pjesë e planit gjithashtu dhe mund të filloni të bëni disa rezervime që tani. Në qoftë se doni të ndizni flakët e dashurisë këtë muaj, një udhëtim së bashku është lëvizja e duhur pasi Afërdita (dashuria) hyn në sektorin tuaj të udhëtimeve. Duhet të mendoni për një udhëtim në mal që ju ofron një pamje të bukur, një ajër të pastër ose pak kohë private mes jush dhe njeriut të zemrës. Jepini rëndësi dashurisë i dashur Virgjëreshë dhe kujtimet që do bëni tani do ju zgjasin për gjithë jetën.