Dashi
Kësaj here Plutoni do ndikoje negativisht ne jetën tuaj ne çift dhe do e prishe gjithë atmosferën e ngrohte qe ishte krijuar. Do keni mosmarrëveshje te shumta me partnerin dhe nuk do ndiheni aspak mire. Beqaret nga ana tjetër do kenë mundësi te mira për te gjetur personin e ëndrrave. Financat do jene përgjithësisht te qëndrueshme. Ruajeni sa te mundni ekuilibrin.
Demi
Ju qe jeni ne një lidhje do tundoheni shume sot nga dikush qe do iu vije rrotull. Ai është joshës dhe interesant, por mos harroni se keni dike ne krah. Beqaret do e shijojnë deri ne maksimum lirinë qe kane dhe do argëtohen pa fund me miqtë me te ngushte. Financat do vijnë duke u përmirësuar. Do i zgjidhni te gjitha problemet qe keni masur dikur dhe do jeni me te qete.
Binjaket
Dite e mërzitshme dhe aspak emocionuese kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do ndiheni rehat dhe do mendoni t’i jepni fund lidhjes. Para se te merrni çdo lloj hapi flisni me partnerin qetësisht. Beqaret nuk do kenë fat ne dashuri dhe do ngelen serish vetëm. Financat nuk do jene shume te mira sot kështu qe duhet te shpenzoni me maturi dhe kujdes. Shmangni problemet e mëdha.
Gaforrja
Do flisni me hapur me partnerin gjate kësaj dite dhe do ndiheni me mire ne krahët e tij. Ne mbrëmje priten momente romantike dhe pasionante. Beqaret ka shume gjasa te fillojnë aventura te këndshme edhe pse jo afatgjata. Mos u tregoni impulsive sot ne planin financiar sepse do keni probleme shume te mëdha. Objektet luksoze nuk mund t’i blini ne këto momente.
Luani
Marrëdhënia juaj me partnerin do jete e mire gjate kësaj dite. Secili prej jush do respektoje mendimin e tjetrit dhe do jeni te gatshëm te bëni disa lëshime. Beqaret do kenë mundësi te shumta për te filluar aventura, por një pjese nuk do duan te përfitojnë aspak. Ne planin financiar duhet te reflektoni mire para se te bëni çfarëdo lloj shpenzimi edhe pse situata do jete e qëndrueshme.
Virgjeresha
Gjate kësaj dite do jeni shume impulsive ne jetën sentimentale dhe do flisni pa u menduar. Kujdes sepse partneri mund te mërzitet aq shume saqë do mendoje për një ndarje. Për beqaret mund te nisin histori dashurie serioze dhe emocionuese. Shfrytëzojini mundësitë qe do iu jepen. Ne planin financiar duhet te tregoheni shume te duruar nëse doni te kryeni investime.
Peshorja
Klima ne jetën tuaj ne çift do jete shume e mire gjate kësaj dite. Do qëndroni me shume kohe pranë partnerin dhe do flisni me hapur me te. Do bëni gjithçka qe lumturia te rikthehet ne jetën tuaj. Nëse jeni ende beqare do ketë disa takime, por personat nuk do jene ata qe keni ëndërruar. Ne planin financiar gjerat do shkojnë mire. Vazhdoni me te njëjtin ritëm.
Akrepi
Ne jetën tuaj ne çift do ketë një revolucion te fuqishëm gjate kësaj dite. Gjithçka do ndryshoje pas një periudhe jo shume te qete. Beqaret do zhgënjehen nga disa miq te ngushte sot dhe nuk do e kenë aspak mendjen për te kërkuar dashurinë. Financat do jene përgjithësisht problematike. Kujdes me çdo shpenzim qe do bëni nëse nuk doni te ngeleni pa para.
Shigjetari
Nen ndikimin e Neptunit çdo gjë do rregullohet ne jetën tuaj sentimentale. Do e hidhni ju hapin e pare ne mënyrë qe situata te stabilizohet. Beqaret do kenë disa takime te cilat shume shpejt do i çojnë drejt martese. Do ndiheni mire dhe te kënaqura. Ne sektorin financiar mos rrezikoni shume. Nuk ka ardhur ende koha e përshtatshme për te bere shpenzime.
Bricjapi
Do jeni me te qarte për atë qe doni ne jetën ne çift dhe do toleroni vetëm e vetëm qe ta gjeni qetësinë. Planetët do jene ne anën tuaj dhe do iu ndihmojnë. Beqaret do ndërmarrin edhe rreziqe sot vetëm e vetëm qe te gjejnë personin e duhur. Jo për te gjithë përpjekjet do japin rezultat. Me shume pak përpjekje do arrini t’i stabilizoni financat dhe do jeni te qete ne këtë plan.
Ujori
Konfigurimi i yjeve do jete mjaft pozitiv gjate kësaj dite për jetën sentimentale te çifteve. Bashkëpunimi do përforcohet dhe do kaloni momente te zjarrta. Beqaret do kenë takime te papritura ne disa vende qe as nuk e mendonit fare. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do keni shume sukses. Me ne fund do arrini te blini ato qe keni menduar prej kohesh.
Peshqit
Tregohuni me te arsyeshëm ne jetën tuaj ne çift sot dhe mos bëni asgjë pa u menduar mire. Disa mund te mendojnë për një martese. Beqareve do iu rrahe shume fort zemra gjate kësaj dite. Nëse i shfrytëzoni mundësitë qe do iu jepen mund te filloni edhe ndonjë lidhje te qëndrueshme. Mos shpenzoni pa u menduar gjate kësaj dite sepse do keni probleme te jashtëzakonshme.