Parashikimi i yjeve per diten e marte, 8 Mars 2022

Dashi

Do kaloni momente te mrekullueshme gjate kësaj dite pranë partnerit tuaj dhe do ndiheni te plotësuar. As qe do iu shkoje neper mend te filloni aventura te tjera kalimtare. Beqaret do luajnë me ndjenjat e dikujt qe i pëlqen fort, pa e ditur se nesër mund te jene te tjerët qe do tallen me ndjenjat e tyre. Ne planin financiar mos u entuziazmoni nga situata e mire dhe te shpenzoni pa fund.

Demi
Nëse jeni ne një lidhje, ka rrezik te përballeni me disa zhgënjime gjate kësaj dite. Kjo ndodh kur e idealizoni partnerin dhe e ngrini atë ne piedestal. Beqaret do ndeshen me një person tërheqës dhe zemërmirë. Ai është i përshtatshëm për ju, kështu qe përfitoni nga rasti për ta bere për vete. Ne planin financiar do keni disa probleme te vogla, por qe do kalojnë shpejt.

Binjaket
Yjet do krijojnë një ambient te ngrohte romantik dhe entuziazmues për te dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin do jete me e mire se kohet e fundit. Ju beqare qe po kërkoni personin ideal duhet te tregoheni te sinqerte me personat qe do takoni. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rëndësishme, te cilat do ua përmirësojnë ndjeshëm buxhetin.

Gaforrja
Do e keni te vështirë te gjeni ekuilibrin ne çift gjate kësaj dite. Disa do kenë goxha mosmarrëveshje dhe debate. Kujdes! Beqaret do e kenë edhe sot te vështirë ta gjejnë atë qe kërkojnë. Trishtimi do i pushtoje dhe askush nuk do arrije t’ua ngrejë moralin. Ne planin financiar do ndërmerrni rreziqe te mëdha. Një llogaritje e bere keq do iu sjelle probleme.

Luani
Humori juaj do ndryshoje shpesh gjate kësaj dite dhe partneri nuk do dije si te sillet me ju. Ai do iu toleroje dhe do tregohet i kuptueshëm, por edhe jua nga ana juaj duhet te bëni disa ndryshime. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por ato mund te jene mjaft serioze. Beni kujdes me financat. Do shpenzoni pa mbarim dhe kjo do sjelle tronditje te mëdha.

Virgjeresha
Tregohuni sa me te sinqerte me partnerin sot dhe shprehjani gjithçka qe mendoni. Ai do jete me humor te mire dhe do iu kuptoje. Nëse zemra juaj është ende e lire përfitoni nga mundësitë qe do iu jepen për te filluar një histori te bukur dashurie. Me financat duhet te tregoheni te matur dhe mos shpenzoni pa u menduar. Transaksionet duhet shmangur sa me shume.

Peshorja
Jeta juaj ne çift do ketë shume prioritet gjate kësaj dite. Do bashkëpunoni për gjithçka dhe askush nuk do ua prishe dot harmoninë. Ne mbrëmje priten momente te zjarrta. Beqaret do flirtojnë mjaft me një person me te madh ne moshe dhe qe nuk ka shume te përbashkëta me ta. Ne planin financiar filloni te hiqni disa lek mënjanë nëse doni te mos keni probleme me vone.

Akrepi
Plutoni do e beje edhe me te bukur sot jetën tuaj ne çift. Ju do iu jepni me tepër rëndësi detajeve te vogla dhe do krijoni një klime harmonike. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do i sqarojnë gjerat. Beqaret do vazhdojnë te kenë te njëjtin status por kjo nuk do i mërzitë aspak. Financat do jete te paqëndrueshme. Priten goxha probleme ne këtë plan.

Shigjetari
Hëna do influencoje sot ne qiellin tuaj te dashurisë. Dita do jete e mërzitshme dhe debatet nuk do mungojnë. Disa mund te shkojnë edhe deri atje sa te mendojnë një ndarje. Nëse jeni vetëm do tregoheni te pavendosur dhe nuk do i shfrytëzoni mundësitë qe do iu jepen për te krijuar lidhje. Ne planin financiar nuk do keni fat. Mendohuni mire para se te bëni çdo lloj shpenzimi.

Bricjapi
Jeta ne çift nuk do jete pasionante sot, por do ndiheni mire pranë atij qe dashuroni. Ndonjëherë duhet edhe pak qetësi. Beqaret do hezitojnë te krijojnë një lidhje edhe pse mundësitë do i kenë shume te mira. Do bëni shume gabim. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rëndësishme dhe çdo gjë do shkoje me se miri. Hiqni edhe disa lek mënjanë.

Ujori
Marrëdhënia me partnerin do jete e ngrohte gjate kësaj dite dhe do flisni me qetësisht për gjithçka. Disa do mendojnë edhe për një udhëtim te shkurtër. Beqaret do kërkojnë gjate gjithë kohës, por nuk do e gjejnë as sot personin e ëndrrave. Plutoni do iu ndihmoje jashtë mase t’i stabilizoni financat. Nuk do keni probleme te mëdha, megjithatë shpenzimet duhen bere me maturi.

Peshqit
Monotonia dhe rutina do e pushtoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do ndiheni te trishtuar dhe here pas here do lotoni. Flisni me partnerin dhe te dy bashke bëni çmos qe ta ndryshoni situatën. Beqaret do takojnë papritur një person për te cilin do iu rrahe zemra qe ne fillin. Ne planin financiar situata do jete me e mire se kohet e fundit. Do jeni me te qete ne këtë sektor.

Author: horoscope