PARASHIKIMI për gjithë javën/ Kapriçot e motit, çfarë pritet të ndodhë në 5 ditët e ardhshme (HARTA LIVE)

Sipas SHMU-së, java që presim konsiderohet “tipike” e kësaj periudhe me ditë me mot me diell si dhe ditë me mot të vranët dhe reshje shiu.
TIRANË– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për javën në vijim. Sipas SHMU-së, java që presim konsiderohet “tipike” e kësaj periudhe me ditë me mot me diell si dhe ditë me mot të vranët dhe reshje shiu.

E hëna do të nisë me mot kryesisht të vranët si dhe intervale me diell, mot që do të mbizotërojë edhe ditën e martë por reshjet e shiut do të jenë më të përqëndruara në zonën e veriut. Të mërkurën, moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin. Ndërsa e enjtja dhe e premtja parashikohen me një mot të kthjellët./korrieri.al

Author: horoscope