
Një operacion policor u krye këtë mëngjes nga Garda Bregdetare e Barit e cila, pas një aktiviteti specifik hetimor, kapi dhe ndaloi një makinë në bregdetin Santo Spirito. Në bagazhin e makinës, në posedim të një 70-vjeçari nga Bisceglie, emër jo i panjohur për policinë, për shkak të të kaluarës që lidhet me gjuetinë dhe tregëtinë e paligjshme të specieve të rralla, policia gjeti dhe konfiskoi 40 kg millje në 5 thasë.
“Produkti i detit, ndoshta me origjinë të huaj, por mjaft i rrallë për ujrat italiane, për shkak të madhësisë së tij – shpjeguan Rojet Bregdetare -, u kap dhe u sekuestrua menjëherë. 70-vjeçari nga Bisceglie, padyshim, u proçedua penalisht për këtë çështje.//telebari//