Probleme në çift, keqkuptime dhe një mal me shqetësime: ja sa herë do të “tronditeni” nga Mërkuri retrogadë gjatë 2022-shit

Vonesa, pengesa, ngjarje të paparashikuara të minutës së fundit, probleme komunikimi dhe grindje në çift?




Po sikur Mërkuri retrogradë të jetë vërtetë shkaku kryesor i gjithë këtyre problemeve? Sa herë që jeta jonë merr një kthesë negative, duket sikur ky konfigurim i veçantë astral po e shkakton atë. Po a është e vërtetë kjo gjë? Zbulojeni më poshtë.




14 deri në 26 janar: Mërkuri është retrogradë tek Ujori

Mërkuri retrogradë prek kryesisht sektorët e biznesit dhe financave, ndaj duhet të shikojmë llogaritë tona, të tregohemi më të vëmendshëm ndaj shpenzimeve. Kujdes sepse vjedhjet mund të jenë më të shpeshta, kështu që sytë hapur.

Nga 27 janari deri më 4 shkurt: Mërkuri është retrogradë në shenjën e  Bricjapit




Këtu Mërkuri luan me durimin tonë, prandaj ka të ngjarë që të jemi më nervozë, të shqetësuar dhe pesimistë përballë disa situatave. Mos harroni që ndonjëherë pengesat i krijojmë vetë ne.

Nga data 10 deri më 23 maj: Mërkuri retrogradë te Binjakët

Mërkuri mund të na bëjë më impulsivë dhe të shqetësuar, kështu që le të mendojmë para se të hapim gojë dhe të vendosim veten në vendin e tjetrit.




24 maj deri më 3 qershor: Mërkuri është retrogradë në shenjë e Demit

Mërkuri na vë në vështirësi në nivel profesional, ndikon në mënyrën se si duhet të organizohemi në punë. Do të ishte e udhës të shtyjmë disa angazhime dhe të përpiqemi të kuptojmë se cilat janë prioritetet tona.

Nga data 10 deri më 23 shtator: Mërkuri është retrogradë në shenjën e Peshores




Mërkuri mund të çojë në probleme komunikimi në çift, në punë dhe me miqtë. Padurimi ynë mund të dobësojë marrëdhëniet e mësipërme, të na bëjë të marrim vendime impulsive dhe të pamenduara. Kujdes nga keqkuptimet, reagimet e tepruara apo agresive. Më mirë të shmangni nënshkrimin e kontratave derisa Merkuri të kthehet direkt.




Nga 24 shtatori deri më 2 tetor: Mërkuri retrogradë te Virgjëresha

Mërkuri do të na pengojë në jetën tonë të përditshme, duke krijuar ngjarje të papritura dhe duke hedhur në erë angazhimet në minutën e fundit.

Author: horoscope