PS udhëheq bindshëm në Gjirokastër. Ja sa vota ka opozita

Në qarkun e Gjirokastrës janë numëruar 80 qendra votimi nga 207 në total.

Partia Socialiste po udhëheq bindshëm garën, ku numëron 9148 vota ose thënë ndryshe 54.82% të votave deri më tani. Ndërkohë partia Demokratike, numëron 4859 vota, ose 29.12%.

Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 2234 vota ose 13.39%.

Author: admin