Vitet e fundit kanë qenë të dominuara nga ngjarje të papritura të ndodhura njëra pas tjetrës.
Diçka e tillë, e bën edhe më të fortë dëshirën e njerëzve për të shpresuar se viti i ri do të jetë ndryshe nga ky që po lëmë. Fatmirësisht, sipas astrologëve bëjmë mirë të jemi optimistë pasi 2022-shi mund të konsiderohet 100% vit i mbarë.
Eshtë një vit i fuqishëm për të manifestuar ëndrrat
2022-shin mund ta konsideroni si rilindje, shkëlqim dhe periudhë gjatë të cilës mund të manifestoni çdo dëshirë apo objektiv tuajin. Madje gjatë këtij viti edhe prapavijat mund të jenë në favorin tuaj. Planetet sigurisht që mbartin surpriza dhe sfida për ne, por nëse do të krahasojmë 2022-shin me dy vitet që shkuan, kemi plot arsye për të qenë optimistë, kështu që mendoni gjithë kohës çfarë doni të arrini.
Jupiteri është planeti i rritjes, manifestimit dhe surprizave dhe në 2022-shin, rrugëtimi i tij shumë special do t’ju çojë drejt fillimeve të reja. Nëse jeni duke kërkuar për frymëzim apo çlirim shpirtëror mbani një sy të tretë drejt 17 shkurtit. Një tjetër datë për t’u shënuar është 12 prilli kur Jupiteri është në një linjë me Neptunin, një ngjarje që s’ka ndodhur për 150 vite. Dëgjoni instiktin!
Do të ndiqni rrugëtime të papritura
2022-shi është i mbushur plot me dëshira të papritura që lidhen me gjërat që ne vlerësojmë më shumë. Do të ndiheni më të fokusuar drejt asaj që keni para, pasi universi do t’jua kërkojë me këmbëngulje të lini pas të shkuarën. Përgjithësisht, ndryshimet do të jenë emocionuese.
Do të ndjeni energjinë e rilindjes
Plutoni është planeti i transformimit dhe në 2022-shin do t’ju ofrojë disa mundësi shumë domethënëse për ju si nga ana personale ashtu dhe nga ajo profesionale. Aty nga 3 marsi prisni të ndjeni në sipërfaqe dëshirat tuaja të realizuara dhe frytet e asaj çfarë keni ndërtuar.
Një shans për ta bërë marrëdhënien tuaj të shkëlqejë sërish
Afërdita dhe Marsi do t’ju sjellin mundësi të reja për ta nisur mbarë jetën romantike në 2022-shin. Viti nis me fillime të reja në çështjet e dashurisë dhe seksit. Të gjithë shenjat e horoskopit do të kenë shansin t’ja nisin nga e para në dashuri aty nga data 16 shkurt dhe 5 mars. 2022-shi do të mbyllet me disa prapavija, por falë tyre ju do të ndjeni shumë më mirë çfarë kërkoni nga dashuria dhe njeriu që keni (ose jo) në krahë.