Pse është kaq e veçantë lidhja Virgjëreshë & Akrep?

Jo rastësisht po ju përmendim fillimisht tre ish-të dashur të Blake Lively.

Penn Badgley (2008-2010) – Akrep

Pse është kaq e veçantë lidhja Virgjëreshë &

Ryan Gosling (tetor 2010) – Akrep

Pse është kaq e veçantë lidhja Virgjëreshë &

Leonardo DiCaprio (maj 2011 – shtator 2011) – Akrep

Pse është kaq e veçantë lidhja Virgjëreshë &

Që prej shtatorit 2012, Blake, e cila është Virgjëresha në horoskop, është e martuar me Ryan Reynolds…i cili gjithashtu është Akrep.

Pse është kaq e veçantë lidhja Virgjëreshë &

Flasim pak për lidhjen Virgjëresha-Akrep?

Virgjëresha dhe Akrepi janë një çift shumë interesant. Në fillim, mund të duken si jashtëzakonisht të kundërt, por në fakt kanë shumë të përbashkëta. Për shembull, janë të dy intelektualë, vlerësojnë ndershmërinë dhe besnikërinë, duan të fiksohen pas detajeve dhe kujdesen mirë për njerëzit më të afërt.

Virgjëresha tërhiqet nga natyra misterioze dhe thellësia emocionale e Akrepit. Ka kaq shumë për të kuptuar dhe zbërthyer. Është si një mister që Virgjëresha duhet ta zgjidhë.

Virgjëresha sundohet nga Mërkuri, kështu që di të futet në mendjen e pakapshme të Akrepit misterioz. Të dyja këto shenja priren të jenë introverte.

Pasi të angazhohen plotësisht, janë besnikë deri në fund – dhe si perfeksionistë, do të bëjnë gjithçka që munden për të funksionuar si çift. Në të vërtetë, si perfeksionistë, mund të priren të jenë shumë kritikë ndaj vetes – por prania e tjetrit do të jetë ngushëlluese dhe i ndihmon të zbusin pasiguritë.

Në përgjithësi, Akrepi dhe Virgjëresha janë një çift i shkëlqyer. Megjithëse hasin probleme kur bëhet fjalë për paratë dhe karrierën, seksi ashtu edhe komunikimi është fantastik. Të dy e kuptojnë njëri-tjetrin në një nivel të thellë dhe, për sa kohë që gjërat nuk bëhen konkurruese ose me inat, është një marrëdhënie që mund të zgjasë shumë gjatë.

Kjo gjë nuk vlen vetëm për romancat, por edhe raportet shoqërore. Miqësia e Virgjëreshës dhe Akrepit është një nga miqësitë më të forta.

Virgjëresha përputhet mirë edhe me shenja si Bricjapi, Dashi, Demi dhe Gaforrja, ndërsa Akrepi përputhet edhe me Demin, Gaforren, Bricjapin dhe Peshqit.

Author: horoscope