“Pushtimi” i hapësirave publike në mënyrë të paligjshme, sekuestrohen çadrat e plazhit

Mbi 50 pajisje plazhi, përfshirë çadra dielli dhe shezlong, u sekuestruan nga Rojet Bregdetare në një plazh në Capitolo, në Bashkinë e Monopolit, Itali. Sipas asaj që u mësua, sekuestrimi ishte i domosdoshëm pas hetimit të okupimit të paligjshëm të pasurive detare dhe publike. Në fakt, pronari i plazhit privat do të ishte zgjeruar në mënyrë të paligjshme, duke pushtuar, pa asnjë titull, rreth 400 metra katrorë tokë në plazh, të cilat, përkundrazi, ishin të destinuara për tu përdorur falas nga qytetarët dhe turistët.  Të gjitha pajisjet që ju nënshtruan sekuestrimit u hoqën nga plazhi, kështu i rikthyer  qytetarëve hapësirat publike. Ndërsa pronari i plazhit iu referua Autoritetit Gjyqësor vendas për hetim për  veprat  penale të okupimit të paligjshëm të tokës shtetërore detare dhe pushtimit të tokës publike. Aktiviteti mbikëqyrës i Rojes Bregdetare përgjatë bregdetit do të vazhdojë dhe do të intensifikohet më tej kontrollet në këtë fazë të fundit të sezonit të verës.

 

Author: admin