
Kryesia e grupit parlamentar të Partisë Demokratike vendosi sot të depozitojë të hënën në Kuvend, kërkesën për ngritjen e komisionit “ad hoc” parlamentar për reformën zgjedhore.
Kërkesa që do të depozitohet në Kuvendin e Shqipërisë, do të ketë në fokus dy pika kryesore problematikat e zgjedhjeve qe kane të bëjnë me shitblerjen dhe manipulimin e votës, dhe e dyta, votimi elektronik.
Ndryshe ngase ka ndodhur herët e tjera kur ndryshimet e Kodit Zgjedhor janë bërë në momentet e fundit përpara zgjedhjeve, partitë politike duket se po angazhohen për herë të parë që në fillimin e legjislaturës së parlamentit për hartimin e reformës zgjedhore.