Ambasadori i SHBA, Donald Lu, ka nisur sot takimet me të rinjtë shqiptarë
Ambasadori Donald Lu në një takim të Serisë së Bisedave të Ambasadës Amerikane me të rinjtë në Rrëshen, u takua me nxënës të shkollës së mesme, teksa foli mbi punën që Ambasada kryen në Shqipëri. Ndër të tjera, diplomati amerikan tha se të rinjtë mund ta rrëzojnë qeverinë, nëse duan. Ndërsa, duke folur për integrimin e Shqipërisë, ai deklaroi se dekadën e ardhshme vendi ynë mund të jetë në BE.
“Ju jetoni në demokraci. Ju duhet të kërkoni dhe nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni atë. Kështu funksionon demokracia…
Në demokraci, përgjegjësinë dhe pushtetin e keni ju. Ne mirëpresim ditën kur ju do të jeni udhëheqësit e Shqipërisë”, tha ambasadori Lu.