Pavarësisht se sa energji të gëzueshme ka, periudha e festave mund të sjellë tension në lidhjen tuaj.
Nëse përgjatë kësaj kohe keni patur probleme, kjo periudhë ka fuqinë të shndërrojë zënkat më të vogla, në sherre të mëdha, prandaj përpiquni të ruani qetësinë. Cilët kanë më shumë gjasa për t’u ndarë gjatë pushimeve të fundvitit? Specifikisht, nëse i përkisni ndonjë prej këtyre shenjave.
Demi
Gjatë kësaj kohe ka gjasa që lidhja të bëhet pak stresuese për ju, por është një periudhë testi. Nëse zënkat shtohen dhe nuk përpiqet asnjëri prej të dyve t’i qetësoje, do të jetë Demi ai që do t’i japë fund lidhjes.
Luani
Këtë sezon festash, Saturni do të lëvizë në drejtim të kundërt me Luanin. Ky i fundit, mund të ndjejë sikur lidhja e tij nuk është më argëtuese, pasioni është zhdukur dhe diçka mungon.
Ujori
Në fakt, këtë periudhë Ujorët janë duke kërkuar për diçka të qëndrueshme, prandaj nëse ndonjë prej tyre është në një marrëdhënie rastësore, do të kërkojë ndarje. Asgjë që s’është e fuqishme nuk vlen për një Ujor!
Burimi: Bustle