
Sa herë që bie fjala për Shigjetarin, gjëja e parë që përfytyrojmë për të është një valixhe, një hartë dhe gati për të pushtuar botën.




Kurioz dhe energjik, ai është një nga udhëtarët më të mëdhenj mes të gjitha shenjave zodiake, gjithmonë i gatshëm të endet nëpër botë në kërkim të kuptimit të jetës. Shigjetari është ekstrovert, optimist dhe entuziast. Të lindurit nën këtë shenjë janë në gjendje të transformojë mendimet e tyre në veprime konkrete dhe ata do të bëjnë gjithçka për të arritur qëllimet e tyre.




Ashtu si shenjat e tjera të zjarrit, Shigjetari duhet të jetë vazhdimisht në kontakt me botën që të përjetojë sa më shumë që të jetë e mundur. Për shkak të ndershmërisë së tyre, ata janë shpesh të paduruar dhe të pakujdesshëm kur kanë nevojë të thonë ose të bëjnë diçka, prandaj është e rëndësishme për ta që të mësojnë të shprehen në një mënyrë tolerante dhe të pranueshme nga shoqëria.
Njerëzit e lindur nën shenjën e Shigjetarit janë shumë të gjallë dhe me humor, që do të thotë se pëlqejnë të argëtohen me partnerët e tyre. Partnerët të cilët janë po aq të hapur, me siguri do t’i përshtaten Shigjetarit të pasionuar, ekspresiv, i cili është i gatshëm të provojë pothuajse çdo gjë.




Për këtë shenjë ka gjithmonë një vijë të hollë mes dashurisë dhe seksit. Dashuria e tyre për ndryshim dhe diversitet mund të sjellë shumë fytyra të ndryshme në dhomën e tyre të gjumit. Por kur ata janë vërtet në dashuri, janë besnikë dhe të përkushtuar. Ata duan që partnerët e tyre të jenë intelektualë, të ndjeshëm dhe ekspresivë.