Shakshat shpërthejnë në Piazza Redentore, dëmtohen koshat e plehrave, identifikohen autorët

Policia Lokale e Barit  kontaktoi  prindërit e fëmijëve, të cilët më 7 dhjetor dëmtuan disa paisje në Piazza Redentore, në rrethin Libertà, në Bari Itali duke shpërthyer një seri fishekzjarrësh të fuqishëm. Policia pasi i identifikoi autorët përgjegjës nisi menjëherë të vihet në kontakt me prindërit e tyre.

Imazhet e regjistruara nga kamerat e mbikëqyrjes video, në qytet,  bënë të mundur zbulimin e identitetit të të katërve personave të dyshuar. Sipas asaj që është mësuar, autorët ishin të gjithë nën 14 vjeç, me njohje dhe shoqëri me njëri tjetrin.

Ata u identifikuan si autorët përgjegjës të vendosjes së lëndëve shpërthyese në disa prej koshave të plehrave, çka solli dëmtimin e tyre dhe shkaktoi prishjen e qetësisë publike.

Prindërit e tyre – do të njoftohen nga bashkia- për dëmshpërblimin  (i cili do të përcaktohet në një kohë të më vonë) , ndërsa 4 djemtë do të raportohen në Gjykatën për të Mitur, për veprat penale që përcakton ligji. //Telebari

 

Author: admin