Si nis java juaj? Horoskopi i PAOLO FOX, e hënë 7 shtator 2020

Dashi

Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, këtë të hënë do të shqetësoheni më shumë për financat tuaja. Muaji shtator do të nxisë shumë të lindur të shenjës së Dashit, që të rishikojnë me kujdes llogaritë e tyre. E rëndësishme është që ankthi i këtyre ditëve të mos shfaqet edhe në jetën e dashurisë, sepse kjo periudhë është, nga kjo pikëpamje, me të vërtetë premtuese, sidomos për ata që janë vetëm.

Demi

Këtë të hënë Hëna do të kapërcejë kufirin, por do të jetë në gjendje të bëjë shumë pak për Demin që po përjeton një moment krize në dashuri. Shumë çifte do të duhet të përballen me tensione të vogla dhe situata mjaft të ndërlikuara, të vështira për t’u zgjidhur. Ndoshta problemi i vërtetë është që ju keni vënë në dyshim një pjesë të madhe të jetës tuaj, duke përfshirë marrëdhënien tuaj, në kohët e fundit.

Binjakët

Siç parashikon nga horoskopi i Paolo Fox, këtë të hënë do të fillojë një javë interesante, falë Venusit dhe Merkurit në një aspekt të favorshëm. Një kohë me shpresë të madhe dhe motivim të madh ju pret. Të mërkurën dhe të enjten mund të merrni ato përgjigje që keni pritur për një kohë të gjatë.

Gaforrja

Sipas horoskopit të Paolo Fox, ju do të ktheheni në rrugën e duhur këtë të hënë dhe të martë. Megjithatë, jo të gjithë ata që kanë lindur në shenjën e Gaforres janë të qetë në frontin e punës; ka nga ata që ndjehen të dekurajuar, ndoshta sepse u është dashur të përballen me shumë ngjarje të paparashikuara ose sepse kanë qëndruar kohët e fundit në vend.

Luani

Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, këtë të hënë Venusi në shenjë mund t’ju ofrojë takime të reja, mundësi për t’u rikthyer në lojë nga një pikëpamje sentimentale. Në punë do të thirreni për të bërë zgjedhje të rëndësishme. Mundësi të reja do të vijnë së shpejti!

Virgjëresha

Këtë të hënë do të keni mbështetjen e Jupiterit dhe Saturnit: vazhdoni momentin tuaj! Shumë mundësi për sukses janë ende përpara dhe disa do të ndiejnë që i kanë shpatullat kaq shumë të mbuluara, saqë dëshirojnë të marrin vendime radikale, të rëndësishme deri në fund të tetorit.

Peshorja

Siç shpjegon horoskopi i Paolo Fox, këtë të hënë do të jeni shumë më të fortë, falë pranisë së Mërkurit në shenjë. Pasiguritë në lidhje me punën dhe paratë tuaja nuk do të zhduken plotësisht, por ngadalë konfuzioni i përjetuar në muajt e mëparshëm do të dëbohet dhe në vend të tij do të ketë siguri të reja.

Akrepi

Sipas horoskopit të Paolo Fox, kjo e hënë dhe e martë do të jenë dy ditë mjaft të komplikuara, ju mund të ndiheni nën presion. Ndoshta diçka nuk do të shkojë normalisht, ose do ta gjeni veten duke u përballur me një rrethanë të veçantë. Edhe në dashuri do të duhet të jeni shumë të kujdesshëm, sepse mund të lindin mosmarrëveshje, si dhe debate me partnerin.

Shigjetari

Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, nesër do të keni dy aleatë shumë të respektuar: Venusin dhe Mërkurin. Dashuria do të kthehet, do të jeni në gjendje të përjetoni përsëri momente emocionuese. Mundësi të shkëlqyera do të vijnë gjithashtu në frontin e punës! Eshtë koha për të bërë diçka ambicioze.

Bricjapi

Këtë të hënë dhe të martë do të keni Hënën, Jupiterin dhe Saturnin në një aspekt të favorshëm: java juaj patjetër që do të fillojë me këmbën e djathtë. Ju do të jeni në gjendje të filloni të punoni në një projekt të ri, me garancinë e zhvillimeve premtuese.

Ujori

Sipas horoskopit të Paolo Fox, këtë të hënë mund të ndiheni paksa të hutuar dhe të shqetësuar për punën tuaj. Edhe në familje, mund të lindin tensione të vogla, disa probleme, prandaj astrologu i njohur ju fton, në orët e ardhshme, të mbani nën kontroll nervozizmin. Kushtojini vëmendje financave tuaja!

Peshqit

Bazuar në horoskopin e Paolo Fox, kjo e hënë dhe e martë do të jenë dy ditë shumë interesante, veçanërisht në frontin e dashurisë. Edhe historitë e lindura kohët e fundit, në gusht, do të jenë në gjendje të konsolidohen. Dashuria vazhdon me shpejtësi të plotë! / meb.al

Author: admin