Si ta bësh për vete një vajzë të shenjës së Luanit

Është e rëndësishme të mbani mend se një vajzë e shenjës së Luanit mund të shkaktojë një stuhi të vërtetë dhe ndërkohë të pretendojë se është e ëmbël dhe e padëmshme si një ëmbëlsirë me xhelatinë.

Ajo mund të ketë një zë si një pëshpëritje dhe të butë, sjellje të këndshme dhe të hijshme, sy të qetë që vetëtijnë sa herë që përplas qerpikët. Një vajzë e shenjës së Luanit mund të duket po aq e qetë si një liqen i patrazuar. Jini vigjilentë. Ky është vetëm një rol që ajo po luan, sepse mori vlerësime pozitive.

Por provoni ta hiqni atë nga roli kryesor i filmit tuaj të dashurisë dhe jepini një rol dytësor dhe së shpejti do të zbuloni sesa pak e turpshme apo e nënshtruar është. Natyrisht, shumica e grave të kësaj shenje, do t’jua bëjnë të qartë që në fillim sesa krenare janë dhe se nuk do pranojnë asnjë marrëzi nga ana juaj.

Hapi i parë që duhet të realizoni me sukses ndërsa shoqëroheni me një vajzë të shenjës së Luanit është që t’i shkoni asaj i mbushur me dhurata. Nuk ka shumë ndryshim se çfarë dhurate është, për aq kohë sa ato janë të zgjedhura me shije të shkëlqyer dhe jeni veshur si duhet, në momentin që ia dhuroni.

Pastaj duhet të praktikoni mënyra të ndryshme për ta komplimentuar. Jini origjinalë dhe krijues. Frazat bajate dhe me zhargon do ta bëjnë të qëndrojë krejtësisht e ftohtë. Ajo nuk mund të ekzistojë pa komplimeta dhe vlerësime.

Shumica e vajzave të Luanit janë tipa atlete dhe i pëlqejnë sportet, por ju do të jeni aq i/e mençur që ta çoni në teatër dhe jo në fushë basketbolli. Skena dhe dritat e kuintave do ta magjepsin. Pasi shfaqja të mbarojë, mos e çoni atë në një kioskë me hamburger dhe të prisni që ajo të ulet në një stol dhe të hajë patate të skuqura vetëm e vetëm se është e dashuruar me ju.

Do ishte shumë më mirë që shkoni në vendet më të bukura dhe më të fisme. Ajo nuk është domosdoshmërisht një materialiste. Në fakt, zakonisht është bujare; nuk do të kundërshtojë takimet për birra dhe ndoshta do t’ju japë dhurata po aq sa herë do t’i dhuroni edhe ju.

Një formulë e përkryer për sukses në një lidhje dashurie me një person të kësaj shenje është të zbusni luaneshën. Ky është çelësi për një marrëdhënie të qetë me vajzën tuaj Luan. Mos e lini t’ju mbysë, por as mos u përpiqni ta sundoni. Duhet vetëm të ngjisni një yll të madh vezullues në derën e dhomës dhe t’i thurrni lavde vetes suaj. Ju jeni alamet djali/vajze, e dini apo jo? Keni fituar zemrën e një luaneshe krenare! Tani më thoni, si arritët ta bëni këtë???

Author: horoscope