Si vepron çdo shenjë zodiakale kur dëshiron që t’i japë fund një lidhjeje

Çdo njeri reagon në mënyra të ndryshme kur do t’i japë fund një marrëdhënieje falë ndikimit të shenjës së tij. Si vepron shenja jote?

Dashi

Fillon të reagojë në mënyrë indiferente, i duhen orë të tëra për t’i kthyer përgjigje një mesazhi ose thjesht e injoron. Kur një Dash mendon se ka ardhur fundi i një marrëdhënieje, rresht së bëri projekte me personin tjetër dhe nuk e përfshin në jetën e tij të përditshme.

Demi

Kur Demi dëshiron ta çojë drejt fundit një marrëdhënie, bëhet një person i zymtë, tip që kapet edhe për gjërat e vogla e nuk të respekton. Filloni të shmanget nga përqafimet e puthjet e papritura.

Binjakët

Nëse ka diçka që u pëlqen shumë Binjakëve, është të flasin, megjithatë kur ata janë gati të ndahen me dikë, humbasin interesin për të folur me të për çfarëdolloj teme. Për më tepër, një Binjak nuk shfaq më gjeste dashurie, mesazhe romantike, përqafime e puthje.

Gaforrja

Gaforrja është tipi i personit që nuk di ta fshehë pakënaqësinë e tij. Kur dëshiron që diçka të përfundojë, ai rrudh vetullat, bëhet bëhet i ashpër, i trishtuar, fillon të provojë një përzierje emocionesh. Kur i bëni një pyetje, përgatituni për një përgjigje të shkurtër dhe pa interes.

Luani

Kur dëshiron t’i japë fund një marrëdhënieje, e bën shumë të qartë dhe të bën të ndihesh njeriu më i keq në botë, a thua se do të ishe i vetmi person që do të humbiste nga një fund i tillë.

Virgjëresha

Për shkak se nuk ka guxim të marrë iniciativë, Virgjëresha fillon të të japë motive për t’u ndarë nga ajo. Ajo bëhet më kritike se kurrë, fillon të vërë në dukje të metat e tjetrit dhe çdo gjë që partneri bën gabim, ja përplas me kënaqësi në fytyrë.

Peshorja

Peshoret janë të pavendosura, mund ta shtyjnë vendimin për t’u ndarë sa më gjatë të jetë e mundur, por në fund ai moment fatal do të mbërrijë. Gradualisht, kjo shenjë do ta bëjë të qartë se nuk dëshiron të bëjë as përpjekjen më të vogël që lidhja të funksionojë.

Akrepi

Akrepi fillon të sillet sikur është tashmë beqar. Vjen në shtëpi vonë, nuk të jep shumë detaje se ku ishte dhe çfarë bëri vetëm për të bërë të qartë që është i pakënaqur me marrëdhënien.

Shigjetari

Shigjetari fillon të krahasojë marrëdhënien e vet me atë të njerëzve të tjerë, vetëm për t’ju bërë të ndiheni fajtorë që nuk jeni sjellë ashtu siç ai ka imagjinuar. E bën këtë që t’ju bëjë të ndiheni përgjgjës për pakënaqësitë e tij.

Bricjapi

Bricjapi është shumë i ndershëm në një marrëdhënie dhe sapo e kupton që diçka nuk shkon, e ndan frikën me partnerin dhe pranon se nuk mendon që ju të dy keni një të ardhme së bashku.

Ujori

Sapo Ujori mendon t’i japë fund një lidhjeje, fillon t’i vendosë barriera tjetrit. Ai nuk hapet më tek partneri, nuk i ndan me të ëndrrat, sekretet dhe planet e tij.

Peshqit

Peshqit janë jashtëzakonisht romantikë, përveç rasteve kur janë në prag të përfundimit të një lidhjeje. Ata nuk e humbasin simpatinë, dashurinë dhe kujdesin e tyre, por do ta bëjnë të qartë se sa të pakënaqur janë dhe do të përpiqen të arrijnë një konsensus për këtë.

Author: horoscope