
Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se ka arrestuar në flagrancë një 36 vjeçar, pasi akuzohet se ka tentuar të vjedh naftë, në pikën e karburantit ku punonte.
Njoftimi i policisë: Durrës
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin: R. B., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi ka tentuar të vjedhë një sasi nafte në pikën e karburantit ku ai ishte i punësuar.