
Ekipet e shpëtimit me ndihmën e qenve të specializuar, vijojnë kërkimet për të shpëtuar jetë njerësish, pas tërmetit të regjistruar dje në Kroaci. Tërmeti i fuqishëm, me epiqendër qytetin Petrinja ka shkaktuar 7 të vdekur ku viktima më e vogël është një 12-vjeçare, ndërkohë që dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Tërmeti i fuqishëm goditi Kroacinë pranë kryeqytetit Zagreb. Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare tha se tërmeti 6.4 goditi ballë, 46 kilometra në juglindje të Zagrebit.