![](https://adrianet.al/horoscope/wp-content/uploads/2020/07/auto_121596029735.jpg)
Popullatat e tigrave janë tashmë të shëndetshme në 5 shtete përreth botës, pas një rikthimi të pabesueshëm.
Pak vite më parë ata ishin shumë pranë zhdukjes, por tani duket se kjo ka ndryshuar.
Shoqata e mbrojtjes së kafshëve tregon se shifrat e tigrave po rriten në Bhutan, Kinë, Indi, Nepal dhe Rusi.
Kjo vjen një dekadë pas nisjes së TX2, një projekt ambicioz që kërkonte dyfishimin e popullatës së tigrave deri në 2022.
Kur projekti nisi në 2010, besohej se kishte vetëm 3200 tigra në të egër në 13 shtet që njihen si shtëpia e tyre.