
SHQIPËRI- Vendin e pret një fundjavë me vranësira të dendura me kthjellime të pakëta në veri e qendër, ndërsa në jug me vranësira e kthjellime.
Reshje shiu në veri e pjesërisht në qendër. Intensiteti i reshjeve i ulët e përkohësisht mesatar në veri. Borë në male në veri. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet.
Për këtë shkak temperaturat do të pësojnë rritje ditën e diel. Valëzimi i forcës 3 dhe 4 ballë./korrieri.al