Zbuloni tani sekretet e Ujorit ne Dashuri

Në dashuri Ujoret e luajnë mirë lojën dhe janë flirtues.

Entusiazmohen lehtë, shpesh janë dhe të paqëndrueshëm kur martohen duhet të jenë të vëmendshëm për të mos rënë në kurthin e mosbesnikërisë, venë në provë durimin e familjarëve dhe të tjerëve sepse nuk i pranojnë lehtë marëdhëniet dhe detyrimet.

Në dashuri apo miqësi nuk i jepen kollaj tjetrit, sepse janë gjykatës të mirë të natyrës njerëzore dhe mund të konsiderohen të ftohtë. Por nuk gjejnë miqësinë apo dashurinë që është ndjenjë për ta, bëhen miq apo dashnor të pashoq dhe besnikë përjetë. Në se tradhëtohen, zemërimi i tyre është i tmerrshëm. Nëse zhgënjehen s’të falin

Femra e Ujorit në dashuri.

Edhe në dashuri femra e kësaj shënje do të mbajë qëndrim individualist dhe do të priret të veprojë në mënyrë të pavendosur, duke u përpjekur të fshehë ndjenjat e veta, xhelozinë e thellë për mashkullin që do dhe nevojën e madhe që ka për dashuri dhe për vëmendjen e të tjerëve, gjë që bën pjesë në natyrën e saj. Një femër që do të dashurojë në mënyrë relativisht pasionante dhe që do të vlerësojë tek partneri ndoshta më shumë se çdo tjetër, dhuntitëintelektuale.

Megjithatë Ujori do të jetë një femër jo gjithmonë e lehtë por, sigurisht, e zonja të planifikojë marrëdhëniet e çiftit dhe të ketë me fëmijët narrëdhënie shumë të mira miqësore, pavarësisht që ajo nuk do të sillet ndaj tyre aq shumë si nënë. Mosbesuese, sedërmadhe, femra e kësaj shënjeund të ketë disa vështirësi për t’u lidhur në mënyrë definitive me partnerin, por kur do të marrë këtë vendim të rëndësishëm, ajo ka për të qenë gjithmonë besnike ndaj shokut të saj të jetës, që ai të mos e zhgënjejë atë dhe aq më pak të mos e tradhëtojë atë – dy gjëra këto që ajo nuk do t’i duronte. Duke qenë antikonvencionale, ajo është një tip femre që kërkon një harmoni shpirtërore me partnerin dhe që padyshim, do të jetë e zonja të jetë besnike në dashuri.

Individualiste dhe në marëdhëniet e dashurisë, planifikuese, femra e Ujorit do të pretendojë që ta respektojnë karakterin dhe dëshirën e saj të veçantë për të jetuar nën moton e lirisë.
Tepër zotëruese, kjo femër nuk do të lejojë asnjë kompromis apo tradhëti nga partneri i saj. Është mirë që femra e cila zgjedh një mashkull Ujor për t’a marrë për burrë, apo për t’a pasur si shok, të dijë që ajo duhet të jetë gjithënjë “në vijën e parë” e se do t’i duhet të mbajë të fortë bashkimin e shoqërisë midis tyre, duke mos u shqetësuar nga mungesa e sentimentalizmit të mashkullit të Ujorit.

Mashkulli i Ujorit në dashuri.

Mashkulli i Ujorit nuk e duron tek shoqia e tij as më të voglën xhelozi ndaj tij, ai kapet fort pas pavarësisë së tij totale. Padyshim është një mashkull magjiplotë, që do të ketë nevojë të jetë gati të justifikohet menjëherë kur gabon. Ndjenjën e detyrës nuk para e ka të fortë, ndërsa ajo për aventura dhe për shkeljen e normave, janë gjithnjë talente tek ai. Kujdes pra! Veç kësaj, të metat e mashkullit të Ujorit janë plotësisht të kompensuara nga natyra magjepsëse e tij e pamonueshme, puna është që ai të mos e humbasë atë nga sytë, por pa e lënë që të peshojë shumë.

Ky mashkull do të kërkojë sa më shumë të jetë e mundur, të shmangë lidhjet e qëndrushme në dashuri (përpara martesës), për të mos hequr dorë nga rastet e reja, që e gjejnë atë gjithmonë të gatshëm. I dashur, i njerzishëm kur është I dashuruar. Xheloz dhe kapriçioz. Ujori është një shok shumë i impenjuar, madje edhe në kuptimin intelektual, dhe mund të bëhet me të vërtetë i paharrueshëm, me gjithë kokëfortësinë dhe sedrën e sëmurë që e karakterizojnë atë dhe në marëdhëniet sentimentale. Natyrisht që ai nuk do t’a pranojë xhelozinë e tij dhe as do ta manifestojë atë për femrën që ka zgjedhur shoqe jete.

Author: horoscope