Dashi – Ditë e bukur do të jetë kjo e sotmja për të dashuruarit këtë të shtunë. Do të bashkëpunoni për gjithçka me atë që keni në krah. Financat do të jenë të ekuilibruara dhe aspak problematike.
Demi – Hëna dhe Marsi ju dhurojnë një ditë të mrekullueshme. Mund të keni raste mjaft të mira për të pritur vlerësime nga të tjerët, gjë që është shumë e rëndësishme për profesionin tuaj.
Binjakët – Është mirë që të ndërmerrni iniciativa të drejta për të zgjidhur një situatë financiare paska delikate. Kujdes me partnerin, tregohuni të sinqertë dhe hiqni dore nga arroganca.
Gaforrja – Duket një ditë shumë pozitive. Një afirmim nga ana profesionale do t’ju entuziazmojë shumë duke ju bërë më të sigurt në vetvete.
Luani – Atmosfera në çift do të fillojë të ngrohet gjatë kësaj dite dhe komunikimi ndërmjet partnerëve do të jetë më i mirë. Harrojeni të shkuarën dhe mendoni vetëm për të ardhmen. Bëni kujdes me financat.
Virgjëresha – Ata që janë në çift do të jenë gati ta çojnë më tej lidhjen e tyre. Disa do të mendojnë për fejesa e disa të tjerë të fillojnë menjëherë një bashkëjetesë. Situata financiare do të jetë e brishtë, prandaj kujdes me shpenzimet e tejskajshme.
Peshorja – Jeta juaj në çift do të rrethohet nga rutina gjatë kësaj dite. Gjithçka do të jetë e zakonshme dhe emocionet nuk do të jenë ato që priteshin. Në planin financiar do të bënit mirë të mos fillonit projekte me risk.
Akrepi– Mos u jepni rëndësi disa ndjenjave që nuk kanë lidhje me realitetin sidomos kur kanë të bëjnë me xhelozinë dhe humorin jo të mirë. Përfitoni nga kjo javë për t’u çlodhur paksa.
Shigjetari – Çiftet do të fillojnë të bëjnë projekte për të ardhmen gjatë kësaj dite. Disa do të mendojnë për fejesa e disa për fëmijë. Nëse do t’iu duhet të nënshkruani kontrata në aspektin financiar, mendohuni mirë para se të veproni.
Bricjapi – Plani yjor është shumë premtues, dinamik dhe stimulues. Një ditë e qetë në shoqërinë e njerëzve tuaj më të dashur dhe miqve. Një mbrëmje me partnerin/en do t’i bënte mirë lidhjes tuaj.
Ujori – Keqkuptimet do të dalin vetë në pah, por për të stabilizuar një dialog është mirë të përdorni diplomacinë dhe strategjinë për t’i rivendosur gjërat në gjendjen e mëparshme.
Peshqit – Jeta në çift do të jetë shumë e qetë gjatë kësaj dite. Do mendoni me pozitivitet për të ardhmen. Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe mos shpenzoni pa u menduar.