Peshorja
Vëmendja këtë muaj do të jetë tek shtëpia juaj, por sidomos tek karriera, statusi dhe përgjegjësia. Përpiquni të përmbushni përgjegjësitë tuaja. Nëse nuk mund ta doni punën tuaj, atëherë përpiquni të paktën të punoni me dashuri. Hiqni presionin nga vetja aty ku është mundësia. Bëni gjëra në shtëpipër t’u ndjerë sa më komod. Perceptimet tuaja për veten dhe atë që vlerësoni po ndryshojnë. Shijoni një udhëtim. Financat mund të tregojnë përmirësim në fund të muajit në kohën e duhur për të blerë dhuratën e ditëlindjes që meritoni.