Dashi
Së shpejti do të gjeni se keni shumë detaje me të cilat duhet të punoni.
Një zbulim i papritur ka të ngjarë të shfaqet në ditët që pasojnë 6 shtatorin. Nëse fokusi është puna, mund të merrni një rritje të papritur ose bonus, ose nëse përqendroheni te detyrat e lidhura me shtëpinë, mund të bëni një pazar të madh për një artikull të shtrenjtë që ju nevojitet, që do t’ju bëjë shumë të lumtur.
Jo vetëm që ka të ngjarë të shihni më shumë para në këtë kohë, por gjithashtu ka të ngjarë të shihni një rritje të statusit të karrierës, falë ndërveprimit miqësor të Mërkurit dhe Saturnit.
Mund të jeni në gjendje të kombinoni biznesin dhe aktivitetin shoqëror në mënyrë të përsosur në këtë kohë. Ose thjesht mund të keni një ngjarje të mrekullueshme shoqërore për të marrë pjesë në ose shumë afër 6 shtatorit.
Mund të zini një mik të mirë në këtë kohë. Në mënyrë romantike, nëse jeni beqarë, mund të takoni dikë që do t’i thoshit vetes: “Unë e imagjinoj të martohem me këtë person.” Nëse jeni të lidhur, partneri/ja do të jetë në humor të shkëlqyeshëm dhe mbështetës të ideve dhe planeve tuaja.
Marsi, sundimtari juaj, do të vazhdojë të pushtojë shtëpinë e gjashtë deri më 14 shtator, një tregues tjetër që do të përqendroheni fort te çështjet e punës dhe shëndetit gjatë gjysmës së parë të shtatorit.
Marsi do të kalojë te Peshorja, shenja juaj e kundërt, nga 14 shtatori deri më 30 tetor, kështu që në javët e ardhshme, do të bëni më shumë bashkëpunim me të tjerët se zakonisht. Ky mund të jetë një ndryshim i mirëpritur, kështu që uluni dhe dëgjoni mendimet e të tjerëve sepse mund t’ju pëlqejnë.
Pas një muaji kaq të ngarkuar, mund të doni privatësi dhe të pushoni në Hënën e plotë, 20 shtator. Nëse jeni artist ose jeni duke bërë një projekt krijues, imagjinata do t’ju ndihmojë.
Punoni që t’i bëni shumicën e gjërave në gjysmën e parë të muajit. Kini kujdes se keni Mërkurin në prapavijë 26 shtator deri më 18 tetor. Nëse keni nevojë për një artikull elektronik si makinë, kompjuter, telefon etj, blijini në fillim të muajit.
Demi
Një muaj magjik për romancën ju pret dhe nëse jeni beqarë, do të keni mundësinë më të mirë që keni pasur gjatë gjithë vitit për të takuar një partner romantik intrigues, një person që lehtë mund të bëhet pjesë e jetës suaj për një kohë shumë të gjatë. Ky trend i mrekullueshëm fillon më 6 shtator në Hënën e re në Virgjëreshë, për të ndriçuar shtëpinë e pestë të dashurisë së vërtetë.
Mundësitë janë që nëse filloni një romancë të re, ka të ngjarë të mbetet e fortë për një kohë të gjatë. Shumica e Hënave të reja sjellin mundësi shpejt, kështu që mund ta shihni dashurinë të përmirësohet dukshëm pasi të shfaqet Hëna e re më 6 shtator dhe në javët që pasojnë.
Mërkuri, sundimtari i shtëpisë së pestë të dashurisë së vërtetë, aktualisht është i vendosur në shtëpinë e gjashtë diellore të detyrave të punës, kështu që ka të ngjarë të takoheni në zyrë, një shkëndijë mund të ndodhë midis jush dhe një bashkëpunëtori.
Marsi është planeti i veprimit dhe do të nxisë që dashuria të lulëzojë gjithashtu, sepse Marsi aktualisht është në Virgjëreshë, duke ndriçuar shtëpinë e pestë të dashurisë së vërtetë. Ky ndikim do t’ju japë më shumë besim për të dalë për të parë çfarë bota ka për të ofruar.
Punët në zyrë do të bëhen më të ngarkuar. Klientët dhe shefi do të kenë nevojë për ju më vonë kur Marsi të zhvendoset në Peshore nga 14 shtatori deri më 30 tetor. Muaji tjetër do të jetë edhe më i ngarkuar.
Puna që po bëni tani sigurisht që ka potencialin për të rritur profilin tuaj. Kjo mund të vijë menjëherë me një çmim ose promovim të madh, ose mund të vijë në fund të janarit.
Bëni një përpjekje të fortë për të përfunduar projektet që janë drejt përfundimit deri në mes të shtatorit, sepse në fund të këtij muaji, Mërkuri do të shkojë në prapavijë.
Me Jupiterin në Ujor, ka të ngjarë të bëheni miq me dikë të ri, pastaj gradualisht të kaloni në një marrëdhënie më të thellë, më pasionante. Afërdita është në Peshore, shenja e martesës, kështu që do të ishte hapi logjik përfundimtar, por natyrisht, nuk mund t’i nxitoni gjërat. Jam duke thënë se mund të filloni diçka që do të lulëzojë në diçka të vërtetë dhe të mrekullueshme dhe që mund të zgjasë përgjithmonë.
Binjaket
Ndryshimet befasuese dhe optimiste në familje mund të fillojnë një rrugë të re që do t’ju ndjekë nga gjashtë muaj deri në një vit. Nëse gjërat nuk rezultojnë të jenë të lidhura me familjen, atëherë lajmi i madh mund të jetë për vendbanimin. Ju mund të lëvizni, të blini mobilje të reja ose të ndërmerrni një projekt rimodelimi.
Afërdita do të marrë rreze vezulluese nga Jupiteri, duke treguar se mund të keni një interes të ri dashurie dhe së shpejti mund të jeni duke ngrënë me këtë person në shtëpinë tuaj. Nëse jeni në një marrëdhënie afatgjate, një mundësi është që mund të zhvendoseni në një shtëpi të re në fillim të shtatorit. Nëse nuk e keni gjetur ende hapësirën ideale, filloni të kërkoni menjëherë.
Marsi është planeti energjitik që drejton vëmendjen në pjesë të ndryshme të jetës. Derisa Marsi të largohet nga Virgjëresha, shumë nga mendimet do të lidhen me shtëpinë.
Marsi do të jetë në Peshore nga 14 shtatori deri më 30 tetor. Kjo periudhë e ardhshme mund të shënojë kohën më romantike të vitit dhe nëse jeni beqarë, fillimin e një periudhe shumë shoqërore dhe magjepsëse për jetën e dashurisë. Nëse shpresoni për një fëmijë, kjo është koha për të konsideruar të shihni një mjek të fertilitetit.
Kur bëhet fjalë për karrierën, Hëna e plotë e 20 shtatorit, plus pesë ditë, mund të shënojë një moment emocionues për përparimin profesional. Diçka po vjen në kulminacion që do të ngrejë statusin tuaj në përgjithësi.
Mund të nisni një punë të re, të promovoheni, ose nëse jeni të vetëpunësuar, do të merrni një publicitet të rëndësishëm.
Lidhur me karrierën, do të jetë ndërveprimi i mrekullueshëm midis Afërditës në sektorin e punës dhe Neptunit në sektorin e nderimeve, çmimeve dhe arritjeve më 29 shtator. Zona e grafikut që sundon përparimin profesional që do të ndriçohet shkëlqyeshëm nga Hëna e plotë më 20 shtator do të jetë gjithashtu aktive dhe e ndriçuar nga Neptuni më 29 shtator.
Ju do të duhet të përfundoni të gjitha punët e rëndësishme një javë para se Mërkuri, sundimtari juaj, të shkojë në prapavijë në 26 shtator për të vazhduar deri më 18 tetor. Nëse i kushtoni rëndësi organizimit, mund të anashkaloni pjesët më të bezdisshme të vonesave të Mërkurit, vonesat, sendet e humbura dhe problemet me elektronikën.
Gaforrja
Keni punuar shumë dhe e dini që keni nevojë për pushim. Mund të mos keni pasur një shans për të udhëtuar në korrik ose gusht, ose nëse keni mundur, mund të mos keni gjetur mundësinë për t’u çlodhur, kështu që pushimet mund të mos kenë qenë qetësuese. Do të pushoni më të mirë nëse shkoni në një distancë të shkurtër ose menjëherë pas Hënës së re në Virgjëreshë më 6 shtator.
Udhëtimi ka të ngjarë të ndodhë spontanisht pasi mund të merrni një ftesë të minutës së fundit nga një mik apo një anëtar i familjes. Kjo ftesë e papritur ka të ngjarë të jetë një mundësi e mirë për t’u kënaqur, prandaj pranojeni! Duket sikur do të keni dëshirë të shkoni në një zonë malore me pyje të dendura.
Jupiteri në shtëpinë e tetë financiare sugjeron që jeni duke fituar një bonus të madh, komision ose një shumë tjetër të madhe, falë një performance të shkëlqyer. Mund të keni bërë një numër investimesh të mençura, keni marrë një trashëgimi bujare, ose ju është dhënë një fitim i papritur.
Pengesa e vetme e mundshme e përkohshme për përparimin në karrierë ose në çdo pjesë të jetës suaj do të jetë lëvizja e afërt e Mërkurit në prapavijë, nga 26 shtatori deri më 18 tetor. Mund të shihni që takimet do të anulohen ose shtyhen ose do të ketë mungesë vendosmërie te njerëzit me të cilët keni të bëni. Komunikimet e gabuara do të përhapen.
Kur Afërdita lëviz nëpër Akrep (10 shtator – 7 tetor), do të jetë koha ideale për të trajtuar veten me disa sende të reja në gardërobë për sezonin e ardhshëm. Nëse dëshironi mund të bëni botoks ose fillers.
Romantikisht, nata më e mirë – të martuar, të lidhur, apo beqarë dhe me shpresën për të takuar “atë” – do të jetë më 29 shtator kur Afërdita dhe Neptuni do të organizojnë një mbrëmje për t’u mbajtur mend.
Luani
Nëse doni të fitoni më shumë para, bëhu gati, i dashur Luan, sepse do të keni mundësinë më të mirë gjatë gjithë vitit. Nëse jeni të vetëpunësuar, rrisni buxhetin për reklama, promovime dhe postime në rrjete sociale, sepse ka të ngjarë të tërheqni mjaft klientë që duan produktet ose shërbimet tuaja.
Shpenzimet kanë të ngjarë të kenë qenë të larta në gusht dhe do të vazhdojnë të jenë gjatë gjysmës së parë të shtatorit. Kjo nuk është domosdoshmërisht diçka e keqe – mund të investoni në biznesin tuaj të ri ose të blini gjëra të shtrenjta si një makinë ose kompjuter. Shpenzimet e larta mund të nxisin vendosmërinë për të fituar më shumë para.
Nëse jeni të vetëpunësuar, a është dikush në një pozicion të lartë që nuk është transparent me ju sepse po ju vjedh? Kontrolloni dy herë të gjitha regjistrimet, edhe nëse mendoni se është e dyshimtë që dikush mund ta bëjë këtë me ju. Nëse punoni për të tjerët, personi që po kërkoni një rritje mund të mos e kuptojë kontributin tuaj – tregoni si keni kontribuar në suksesin e kompanisë.
Romantikisht, planeti që sundon shtëpinë e pestë të dashurisë së vërtetë – Jupiteri – tani po kalon nëpër shtëpinë e martesës për herë të parë në 12 vjet. Kështu që mund të mendoni të martoheni. Do të ishte një kohë e mrekullueshme për ta bërë këtë, dhe nëse jeni gati, nuk ka arsye të prisni.
Argëtimi më i mirë këtë muaj mund të vijë nga një udhëtim i shpejtë në fundjavë. Sigurohuni që të udhëtoni gjatë ditëve më romantike, 28-29 shtator.
Virgjeresha
Muaji fillon me një Hënë të re emocionuese në Virgjëreshë, 6 shtator, dhurata e ditëlindjes nga universi. Mund ta përdorni këtë Hënë të re në çfarëdo mënyre që dëshironi në javët e ardhshme. Ka të ngjarë të keni një surprizë të bukur. Ndjej se Urani do të sjellë një lajm të lumtur.
Mund të udhëtoni ose të dëgjoni nga një mik apo bashkëpunëtor biznesi në një vend të huaj. Ose mund të filloni të punoni me një kompani. Mund të keni fat me përpjekjet për të marrë një diplomë ose të merrn. Miqtë do të jenë jashtëzakonisht të dobishëm edhe këtë muaj – ata ju duan!
Gjithashtu më 6 shtator, Marsi, për momentin në Virgjëreshë, do të kontaktojë Plutonin. Plutoni sjell transformime, dhe fakti që pozicionohet në shtëpinë e pestë të dashurisë së vërtetë tregon se përmes dashurisë ju mund të ndryshoni dhe rriteni. Nëse jeni beqarë, dukuni sa më mirë gjatë gjithë muajit, sepse këto janë aspekte të fuqishme që të takoni një dikë të ri intrigues që mund t’jua ndryshojë jetën për mirë. Të kesh Marsin në shenjën tënde është një avantazh që ndodh çdo dy vjet; Marsi qëndron në Virgjëreshë afërsisht gjashtë javë.
Të kesh Marsin tek Virgjëresha është: Shumë stimulim. Të kesh shtatë javë vëmendje dhe ndihmë të drejtpërdrejtë të Marsit do të jetë kohë për të vendosur ndryshime pozitive në jetë. Motivimi për të pasur sukses do të jetë tepër i lartë. Marsi është i zënë duke u siguruar që të viheni re. Jeni pranuar nga njerëz të nivelit të lartë.
Nga 14 shtatori deri më 30 tetor, Marsi do të jetë në Peshore – financat. Gjatë kësaj periudhe, shpenzimet tuaja do të rriten dhe do të shpenzoni më shumë para, ndoshta sepse keni nevojë për diçka të shtrenjtë që e keni shtyrë për të blerë. Gjithsesi do të gjeni mënyra për të fituar para që rezultojnë të jenë mjaft inovative.
Hëna e plotë më 20 shtator do ta kalojë vëmendjen te bashkëshorti, personi i zemrës ose një ekspert që keni punësuar për të bashkëpunuar në biznes. Sigurohuni që komunikimi me këtë person të jetë i qartë sepse shanset që një person të keqinterpretojë ose keqkuptojë atë që thoni do të rriten. Kjo vlen për të dyja palët, prandaj sigurohuni që po merrni mesazhet e duhura gjithashtu.
26 shtator deri më 18 tetor, Mërkuri është në prapavijë. Do të ketë probleme me komunikimin. Nëse keni nevojë të nënshkruani një kontratë, pyesni nëse mund ta nënshkruani muajin tjetër.
Peshorja
Shtatori do të ketë një fillim të qetë. Marsi ka qenë duke vizituar sektorin e privatësisë që nga 29 korriku, duke ju dhënë dëshirë për të pushuar. Kjo është një ide e mirë, sepse Hëna e re e 6 shtatorit do të theksojë këtë temë. Pasi Marsi të zhvendoset në Peshore më 14 shtator, nuk do të keni asnjë moment për të pushuar.
Përdoreni ndikimin e tij në përfitimin tuaj. Një mënyrë do të ishte të bëni kontrollin mjekësor vjetor. Shtëpia e dymbëdhjetë gjithashtu konsiderohet zona e shëndetit mendor dhe shërimit. Për më tepër, mund të doni të konsultoheni me një terapist profesionist për të diskutuar diçka që e keni pasur në mendje dhe ndoshta ju shqetësoi gjatë pandemisë.
Theksi në shtëpinë e dymbëdhjetë mund të sjellë produktivitet të madh kur punoni vetëm, prapa dyerve të mbyllura. Nëse jeni shkrimtar ose studiues, stilist, aktor, ilustrues, piktor, poet, redaktues, muzikant, kompozitor, stilist kostumesh ose punoni në fusha të tjera krijuese, të qenit vetëm do të jetë një ndihmë për karrierën. Teksa të tjerët pushojnë, ju do të kontrolloni listën e detyrave një nga një.
Kur Marsi hyn në Peshore për herë të parë në dy vjet, papritmas do të filloni të ndjeni një rritje të qëndrueshme të energjisë. Në gjysmën e parë të muajit, ndërtoni një strategji për diçka që dëshironi shumë ta arrini vitin e ardhshëm. Marsi do t’ju japë energji dhe nxitje që do t’ju nevojiten dhe të cilat mund t’i shfrytëzoni për të filluar të materializoni ëndrrën që keni.
Në shumicën e rasteve, e drejtoni energjinë e Marsit në një zonë të caktuar të jetës që të jetë efektive, por Marsi në shenjën tuaj është i ndryshëm – mund ta përdorni energjinë për çdo qëllim. Partneri, në romancë ose në biznes, ka të ngjarë të shfaqet dukshëm në planet tuaja.
Hëna e plotë te Peshqit më 20 shtator do të përfundojë një projekt krijues të lidhur me punën dhe kjo do të jetë e ndryshme nga ajo që mund të kishte manifestuar Hëna e re e 6 shtatorit. Mund të nisni një punë të re me kohë të pjesshme ose të plotë. Nëse jeni të vetëpunësuar, mund të keni një klient të ri. Një mënyrë tjetër që kjo Hënë e plotë mund të funksionojë është se ju mund të vendosni të punësoni një punonjës të ri për stafin.
Pavarësisht se si ndikon Hëna e plotë te ju, me Neptunin aq afër Hënës, tregohuni të kujdesshëm që të bëni shumë pyetje.
Në aspektin romantik, jeni me fat që Afërdita ka lëvizur në shenjën tuaj më 15 gusht për të qëndruar deri më 10 shtator. Siç e shihni, dashuria do të jetë më e mira në fillim të muajit. Nëse jeni beqarë, keni shanse të shkëlqyera për të takuar dikë të veçantë.
Mërkuri do të shkojë në prapavijë nga 26 shtatori deri më 18 tetor, prandaj sigurohuni që t’i bëni gjërat më të rëndësishme në gjysmën e parë të muajit për rezultate më të mira. Nëse doni të nënshkruani një kontratë, nxitoni – kjo duhet të bëhet para se Mërkurit në prapavijë. Ose shtyjeni për muajin tjetër.
Këtë vit, Jupiteri do të kalojë shumë kohë në sektorin e dashurisë, deri më 29 dhjetor. Kjo është hera e parë që keni pasur ndihmën e Jupiterit në 12 vjet! Me Afërditën në Peshore, çdo gjë do të shkojë mirë. Nëse e keni gjetur tashmë dashurinë tuaj të vërtetë, dilni më 6 shtator – do të lidheni më shumë në këtë natë magjike për dashurinë.
Akrepi
Ju jeni një punëtor i palodhur, i zellshëm dhe metoda juaj është t’u qaseni detyrave në një mënyrë të zgjuar. Kur përfshiheni në një projekt, përqendroheni me vëmendje në gjithçka që duhet bërë. Kjo është çfarë ju bën të suksesshëm. Sidoqoftë, edhe ju keni nevojë për argëtim dhe universi pajtohet, duke e bërë shtatorin një muaj të mrekullueshëm për romancë magjepsëse, shkëmbimin e ndjenjave të dashurisë dhe ndjenjën e ngrohtësisë së miqësisë.
Ky trend i mrekullueshëm fillon me Hënën e re, 6 shtator, te Virgjëresha, duke ndriçuar shtëpinë e miqësisë. Mund të jeni të ftuar në një festë dhe të zbuloni diçka krejt të jashtëzakonshme, të pazakontë dhe magjike. Me Uranin në një pozicion mbështetës, me siguri do të jeni të lumtur që do të ftoheni. Nëse nuk është festë, mund të shkoni në një dasmë ose event bamirësie. Nëse nuk jeni të ftuar për asgjë, merrni parasysh të ftoni disa miq në shtëpinë tuaj, sepse dëshira për argëtim në një mjedis shoqëror gjatë kësaj fundjave do t’ju lumturojë.
Marsi është një nga sundimtarët tuaj, ndërsa Plutoni është tjetri. Me këtë Hënë të re, Marsi dhe Plutoni do të jenë në sinkron të përsosur. Me Marsin që stimulon shtëpinë e miqësisë, shpresave dhe dëshirave, dhe Plutoni aktualisht në shtëpinë e udhëtimeve të shpejta, në distanca të shkurtra, mund t’ju duhet të udhëtoni për të arritur në ngjarjen speciale.
Mbani mend t’i bëni të gjitha veprimet e rëndësishme në fillim të këtij muaji sepse nga 26 shtatori deri më 18 tetor, Mërkuri do të jetë në prapavijë: do të shkaktojë ngatërresa dhe vonesa. Nuk është koha për të blerë një laptop të ri, smartphone, makinë ose ndonjë artikull tjetër elektronik.
Hëna e plotë do të ndodhë më 20 shtator në shtëpinë e dashurisë së vërtetë. Kjo është një ngjarje e rrallë, sepse merrni vetëm një Hënë të plotë në vit në sektorin më romantik. Nëse nuk jeni të ftuar në një festë, mund të vendosni të udhëtoni me personin e zemrës pranë detit.
Afërdita do të theksojë hijeshinë tuaj të parezistueshme, kështu që nëse jeni beqarë, Kupidi do t’ju ketë merak!
Shigjetari
Bëhuni gati për një kohë shumë emocionuese për karrierën! Hëna e re më 6 shtator do të jetë Hëna e re më e rëndësishme e vitit, duke ju dhënë një përparim të madh profesional. Nëse duhet të largoheni nga qyteti, sigurohuni që telefoni celular të jetë gjithmonë me bateri. Lajmet me shumë mundësi do të vijnë brenda dhjetë ditëve që pasojnë Hënën e re më 6 shtator.
Marsi, planeti i veprimit, do të ndriçojë shtëpinë e nderimeve, çmimeve dhe arritjeve gjithashtu, së bashku me Diellin dhe Hënën e re. Marsi nuk ka qenë në këtë zonë për dy vjet dhe sugjeron shumë sukses. Ai do të qëndrojë në shtëpinë tuaj prestigjioze të statusit profesional deri më 14 shtator. Fakti që keni një Hënë të re DHE Marsi ju ndihmon në të njëjtën kohë, do të thotë që keni njerëz të fuqishëm që kanë vënë re punën tuaj, njerëz që do të duan t’ju ndihmojnë.
Ka më shumë arsye që do të keni lajme të mira nga karriera. Plutoni gjendet në shtëpinë e dytë me të ardhura të fituara. Kjo pothuajse ju garanton suksesin.
Ky muaj nuk do të jetë vetëm për famën dhe lavdinë, sepse teksa ngjisni shkallët e karrierës, gjithashtu do të paguheni mirë. Sigurisht, ju do të duhet të bëni pjesën tuaj duke kërkuar mundësi dhe duke kërkuar pagën që mendoni se është e drejtë.
Shtëpia dhe/ose familja do të kenë vëmendjen tuaj në Hënën e plotë të 20 shtatorit. Sigurisht, mund të keni plane për shtëpinë, të tilla si lëvizja, dekorimi, riparimi ose rinovimi dhe të gjitha ato mund të përfundojnë brenda pesë ditëve nga Hëna e plotë.
Në fund të muajit, Mërkuri do të shkojë në prapavijë nga 26 shtatori deri më 18 tetor. Sigurohuni që të blini artikujt elektronikë (përfshirë një makinë) gjatë dy javëve të para të shtatorit, jo më vonë.
Tetori duket të jetë i ndritshëm, edhe me Mërkurin në prapavijë. Ky planet do të sjellë miq nga e kaluara, kështu që Mërkurit mund të jetë një muaj i këndshëm.
Për sa i përket romancës, periudha më e mirë do të jetë kur Afërdita viziton shenjën e ajrit, Peshoren, që nga fillimi i muajit deri më 10 shtator. Duket se mund të merrni një vendim spontan. Do të përjetoni një lehtësim, argëtim përmes një darke romantike.
Bricjapi
Ju konsideroheni më ambiciozët nga të gjitha shenjat, sepse gjithmonë përpiqeni të provoni aftësitë si udhëheqës me gjykim të saktë, aftësi të përpikta dhe mirësi ndaj atyre që punësoni. Keni një talent për të motivuar ata nën mbikëqyrjen tuaj të drejtpërdrejtë. Kjo është arsyeja pse Bricjapi arrin kaq shpesh në krye të kompanive.
Këtë muaj do të keni shansin për të lëvizur gjërat. Marsi, planeti i veprimit do të zhvendoset në shtëpinë e nderimeve, çmimeve dhe arritjeve, duke filluar nga 14 shtatori, për të qëndruar deri më 30 tetor. Marsi do t’ju japë shumë kohë për t’u treguar njerëzve të rëndësishëm aftësitë që keni. Që nga 4 tetori deri më 19 nëntor 2019, nuk keni pasur një ndihmë kaq të drejtpërdrejtë nga Marsi.
Për më tepër, keni Jupiterin në shtëpinë e të ardhurave deri më 29 dhjetor të këtij viti, kështu që fitimet mund të jenë duke u rritur. Nëse jo, kërkoni rritje rroge ose gjeni mundësi të tjera punësimi diku tjetër.
Para Marsi të hyjë në shtëpinë e famës dhe nderimeve, do të vazhdojë të aktivizojë shtëpinë e udhëtimeve të largëta, media (transmetim dhe botim), veprime ligjore, çështje emigracioni dhe tregje të huaja, përfshirë import-eksport si edhe studime. Të gjitha këto zona do të shkëlqejnë në gjysmën e parë të muajit, por do të ketë lajme edhe më të mira pas Hënës së re të 6 shtatorit.
Duket se do të keni shumë për të bërë, por për fat të mirë, në Hënën e plotë, 20 shtator, do të keni një shans të hipni në makinë dhe të shijoni qetësinë në një vend të ri. Largohuni gjatë fundjavës 18-19 shtator.
Sektori i udhëtimeve në distanca të shkurtra do të aktivizohet, kështu që nuk keni nevojë të shkoni larg për të shijuar ndryshimin. Zgjidhni një vend pranë ujit. Keni një muaj aktiv!
Ujori
Keni marrë më shumë përgjegjësi që kur Saturni hyri tek Ujori në 17 dhjetor 2020 dhe po e menaxhoni mirë. Keni filluar një cikël të ri të begatë me Jupiterin te Ujori, kështu që mund të keni vënë re se shumë fusha janë në proces ndryshimi dhe rritjeje.
Gjithçka për mirë – jeni gati për këto ndryshime. Vitin tjetër, e gjithë puna që keni bërë këtë vit do të fillojë të rrënjoset – nëse punoni shumë, 2022-shi do të jetë një vit jashtëzakonisht fitimprurës për ju.
Këtë muaj do të mendoni shumë për financat. Ndryshimet dhe stili i jetesës sjellin gjithmonë shpenzime të larta, por më vonë do të shihni që këto shpenzime do të vlejnë.
Hëna e re më 6 shtator në Virgjëreshë do të nxisë diskutimet për paratë. Nëse duhet të huazoni ose të grumbulloni para, si për të filluar një biznes, nëse dëshironi të blini një shtëpi dhe keni nevojë për një hipotekë, ose nëse doni të shkoni në shkollë universitare ose pasuniversitare, mund të jeni në kërkim të një buxheti.
Shtëpia e tetë është vendi ku çelin ëndrrat e mëdha. Nëse keni nevojë të “bëni pazar” për një shumë të madhe parash për të realizuar një ëndërr, keni fat. Ndonëse të gjithë do të jenë entuziastë për këtë Hënë të re, ju do ta shijoni më shumë sepse Urani është planeti juaj sundues – kthesë e mrekullueshme e ngjarjeve.
Për më tepër, Marsi, aktualisht në Virgjëreshë, shtëpia juaj e kreditit dhe e parave të njerëzve të tjerë – ka qenë përgjegjës për shpenzimet më të larta se zakonisht kohët e fundit. Keni një shans të mirë për të marrë fonde nga një burim konfidencial. Kur bëhet fjalë për marrjen e parave që ju nevojiten për të financuar ëndrrën e madhe, duket se do të festoni shumë shpejt.
Mërkuri do të shkojë në prapavijë nga 26 shtatori deri më 18 tetor, kështu që nëse është e mundur, nënshkruani kontratat shumë shpejt ose muajin tjetër – dita ideale për të rekomanduar do të ishte 31 tetori.
Peshqit
Patët fat nga Jupiteri te Peshqit nga 13 maji deri më 28 korrik. Mund të keni parë një paraqitje të shkurtër të vitit tuaj të smeraldë që do të vijë. Jupiteri do të qëndrojë për një kohë më të gjatë në vitin 2022 dhe viti juaj i madh fillon më 29 dhjetor 2021, duke u shtrirë në 2022-shin.
Hëna e re në Virgjëreshë do të bjerë në shtëpinë e martesës dhe partneritetit më 6 shtator. Shumë çifte po fejohen dhe po fillojnë të planifikojnë dasmat e tyre me një frymë optimizmi post-pandemik dhe mund t’ju përfshijë edhe ju. Kjo është emocionuese! Mund të fejoheni, befas në fillim të shtatorit. Nëse jeni gati, nuk ka arsye të prisni.
Nëse jeni martuar tashmë, mund të dëgjoni lajme të habitshme nga personi i zemrës. Do ta pëlqeni çfarë do të dëgjoni. Arsyeja pse lajmet do të jenë të papritura është se Urani do të jetë aktiv dhe shumë harmonik me Diellin dhe Hënën e re. Është e pamundur të merret me mend se çfarë do të sjellë, sepse sjell diçka që nuk e imagjinoni ose nuk e imagjinoni të mundshme.
Nëse nuk po mendoni të fejoheni ose të martoheni, mund të punësoni një ekspert për t’ju ndihmuar të përparoni në biznes – një agjent, një konsulent dixhital, një agjenci reklamash ose një menaxher të rrjeteve sociale. Mund të keni nevojë për një menaxher, partner biznesi, kontabilist të ri ose avokat, ose mund të bashkoni forcat me ndonjë specialist tjetër. Mendoj se është kohë e mirë për ta bërë këtë.
Afërdita, planeti i dashurisë për bukurinë, luksin, romancën dhe lumturinë, do të zhvendoset në Akrep, nga 10 shtatori deri më 7 tetor. Nëse jeni beqarë, Afërdita do të nxisë jetën shoqërore. Nëse shpresoni të blini gjëra të reja për t’i veshur në sezonin e ardhshëm, koha është e përsosur.
Kini parasysh se Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 26 shtatori deri më 18 tetor, kështu që nëse doni të përmirësoni pamjen (dhe kjo përfshin botoks të shtrenjtë dhe fillers nga dermatologu), caktojeni takimin më 20 shtator.
Diçka e madhe po vjen më 20 shtator, sepse Hëna e plotë do të jetë te Peshqit. Shenja juaj dihet se është shumë krijuese dhe punon gjithmonë në projekte të ndryshme që mund të shfaqin talentet që keni. Kjo Hënë e plotë duket se lidhet drejtpërdrejt me një projekt me shumë fantazi, për të cilin do të jeni krenarë të thoni se keni punuar.
Vendosni shampanjë në akull për të pasur kur të arrijë momenti i bukur brenda pesë ditëve nga 20 shtatori!