Dashi: Jeta në aspektin e dashurisë po bëhet gjithnjë e më interesante, pavarësisht nëse je beqar apo single. Do të ndodhë shumë shpejt një takim pasionant në mënyrë të papritur. Beso tek instikti, veçanërisht nëse të nxit të bësh diçka spontane. Një punë e re do të të largojë nga stresi i përditshëm. Do frymëzohesh nga një ngjarje familjare që në fakt e ke pritur prej kohësh.
Demi: Do ndjesh një farë sigurie në aspektin emocional. Nëse po mendon të kërkosh një vend të ri për të jetuar, është momenti perfekt që këto mendime t?i kthesh në realitet. Është periudha më e mirë e vitit për të vendosur. Eksploro një lagje të njohur, të qetë dhe me pamje të këndshme. Ke aftësi për të negociuar dhe për të siguruar pronën me një çmim që mund ta përballosh.
Binjakët: Aftësia që ke në komunikim do bëjë që të të ofrohet një mundësi e re pune, për të shkruar një libër, një skenar ose një podcast. Me këtë punë të re do shpalosësh edhe idetë më të mira që ke, do të sigurohet një rrogë e mirë dhe një kontratë afatgjatë. Kape këtë moment dhe shpalosi idetë me njerëzit që të gjenden pranë.
Gaforrja: Ke mundësi për të kaluar më shumë kohë në aktivitetet që preferon. Një hobi mund të kthehet së shpejti në punën e ëndrrave të tua. Njerëzit do të të kushtojnë vëmendje dhe të afërmit do jenë të gatshëm për të të ndihmuar. Mos u habit nëse të kërkohet të bësh rolin e prezantuesit në një projekt të rëndësishëm. Kurseji kritikat që i bën shpesh vetes. Nëse bën një punë të mirë, do të të vihet në pah edhe nga të tjerët.
Luani: Një mundësi e re për një fillim të ri. Përqafoje këtë mundësi se nuk të vjen shpesh. Është koha të vesh në zbatim disa mësime që ti ka dhënë një i afërm tepër i dashur për ty. Falë këshillave që ke marrë, do heqësh dorë edhe nga një mëri e vjetër ndaj dikujt. Ndryshimi i look-ut do të bënte shumë mirë, edhe nëse kërkon shpenzime. Do ishte fiks gjëja e parë për tu bërë në këtë fillim të një etape të re të jetës.
Virgjëresha: Është e nevojshme të rilidhesh me anën tënde shpirtërore. Shko në një vend të qetë, pa zhurma dhe dëgjo zërin brenda teje. Largimi i disa shqetësimeve do të të lehtësojë shumë. Ndihesh e lodhur për shkak të mungesës së parave dhe statusit. Por pasi të kalosh këtë fazë, mund të ribashkohesh me miqtë e vjetër që i ke lënë pas dore. Ndihma ndaj një të afërmi do të nxjerrë në pah aftësitë që ke. Një projekt i madh do dalë së shpejti në dritë, do bëhesh pjesë dhe do jetë një mundësi e mirë për burime të ardhurash.
Peshorja: E ke ëndërr të vesh në zbatim një projekt interesant që ke përgatitur, por ke nevojë për disa njerëz që ta realizosh. Nëse ke para mjaftueshëm për të punësuar një staf të talentuar, atëherë fillo menjëherë procesin e intervistimit. Njerëzit e respektojnë gjykimin tuaj dhe do punojnë për të fituar besimin. Të dish sesi të motivosh punonjësit e tu është të fitosh gjysmën e betejës. Është koha për të mos qëndruar në vend numëro.
Akrepi: Nëse ndihesh i kënaqur me punëdhënësin aktual, do të thotë se do qëndrosh akoma dhe mirë bën pasi do të ngrihesh në detyrë dhe do kesh rritje rroge. Festoje këtë moment me miqtë të afërmit dhe kolegët që ju kanë mbështetur në gjithë këtë rrugë të vështirë drejt suksesit. Por nëse nuk je në punë, është mirë të fillosh të kërkosh pasi mundësitë do jenë të shumta.
Shigjetari: Është koha për të ëndërruar, por edhe për ti bërë realitet ato. Nëse ke dashur gjithmonë të udhëtosh diku larg, thjesht rezervo. Do gjesh një ofertë të mirë me biletën dhe dhomën e hotelit. Mos u habit kur të ndihesh si në shtëpi edhe pse do jesh larg. Një romancë e mbetur në gjysmë do të rikthehet për tu përfunduar… Duket se është gjetur rruga e përbashkët dhe mënyra e komunikimit, që do ju rikthejë humorin të dyve. Dhe sigurisht, humori ndihmon në largimin e tensionit dhe keqkuptimeve.
Bricjapi: Është koha perfekte për të joshur akoma më shumë njeriun e zemrës. Shfrytëzoje mundësinë duke shfaqur aftësitë me tipin seksual. Lëre veten të lirë dhe të ndjej kënaqësi të plotë. Një marrëveshje e ngelur pezull prek kohësh do të rikthehet në benefitin tënd. Ke qëndrueshmëri të mirë financiare dhe kjo do të bëjë që ti bësh qejfin vetes me gjëra luksi.
Ujori: Po përgatitesh dhe po punon shumë që të bëhesh profesionist në fushën tënde dhe nëse vazhdon kështu do krijosh avantazh ndaj të tjerëve. Edhe pse i pavarur, nuk do të thotë se mund ti trajtosh vetë të gjitha aspektet e biznesit që ke. Bashko forcat me një njeri të besueshëm, pasi mund të të ndihmojë shumë. Besoji instiktit se nuk je mirë me shëndetin. Nëse ndihesh sikur ke diçka, është sepse nuk po ushtron aktivitet fizik. Kohën e gjen gjithkush për të bërë të paktën një shëtitje në këmbë, pak vrap ose not.
a
Peshqit: Do të të kthehet sërish pasioni për punën. Mendo të përgatisësh një projekt që do të të ndihmojë të fitosh edhe para. Në fakt, në aspektin e financave duhet të shpenzosh më pak që të kesh mundësi të kursesh. Nëse ende ndjen për ish të dashurin, thjesht shprehe, mos e mbaj përbrenda. Futu sërish në linjë me të duke i treguar ndonjë ngjarje, ose kërkoi një mendim për një problem. Kjo bisedë do ju afrojë më shumë./ Tiranapost.al.