Dashi
Pjesëmarrja në një punë vullnetare ose në një projekt të komunitetit ju ka dhënë shumë kënaqësi. Këto detyrime janë në rritje. Juve ju pëlqen të shërbeni si vullnetar, por njerëzit në rrethin tuaj të ngushtë kanë filluar të vuajnë për shkak të kësaj. Mund të jetë koha të tërhiqeni nga kjo organizatë. Njerëzit po i marrin kontributet tuaja si të mirëqena.
Demi
Ju nuk mund të largoni një ndjenjë që ju shqetëson. Mund të duhet të pranoni se keni qenë duke pretenduar se jeni të lumtur, deri kur përgjegjësitë kanë filluar t’ju mërzisin. Merrni pak kohë për të rishikuar jetën tuaj dhe për të bërë disa përmirësime që duhet t’ju sjellin më shumë kënaqësi.
Binjakët
Është e bezdisshme kur planet tuaja bllokohen nga ngurrimi i familjes për të dhënë mbështetjen. Qëndrimi kokëfortë i një të dashuri po ju mërzit. Nëse shikoni përtej sjelljes së tyre egoiste mund të vini re se ka diçka serioze që ata po përpiqen ta shmangin për të mbrojtur veten e tyre.
Gaforrja
Nëse i injoroni përgjegjësitë tuaja ndaj një personi të dashur do të pësoni shumë humbje. Do të jetë e rëndësishme të mos neglizhoni projektet në vazhdimësi për hir të ideve të reja. Ju duhet t’i kujtoni vetes angazhimet e kaluara, përgjegjësitë aktuale dhe pastaj të mendoni mirë qëllimet tuaja të ardhshme.
Luani
Besimi është i fortë dhe kjo mund t’ju japë një ndjenjë të fuqisë, por mos abuzoni. Ju nuk doni të rrezikoni të humbni atë që është e dashur për ju. Kur përballeni me detyrimin për të bërë një zgjedhje që përfshin një person tjetër, mendoni dhe reflektoni.
Virgjëresha
Një mik po lufton financiarisht dhe ju po tundoheni që t’i ofroni një hua. Nëse kjo situatë është e përkohshme dhe ju mund t’i ndihmoni të bëjnë një ndryshim pozitiv, do të thotë shumë për ata nëse vendosni ta ndihmoni. Nëse ky është një problem i përhershëm i këtij njeriu, qëndroni larg dhe mos u përfshini.
Peshorja
Ju mund të ndihmoni dikë që të shmangë gabimet duke vëzhguar aktivitetet e tij. Një mik apo i afërm është i shqetësuar dhe duket se nuk është në gjendje të përmbahet për shumë kohë. Nëse sugjeroni të punoni së bashku në një projekt duhet të jeni në gjendje të mbani gjithçka nën kontroll.
Akrepi
Një dhuratë që dëshironi të blini për dikë mund të rëndojë buxhetin tuaj, por ju jeni të gatshëm të bëni gjithçka vetëm për të parë buzëqeshjen në fytyrën e këtij njeriu. Këshillohet të bëni një ndryshim të ambientit.
Shigjetari
Një mosmarrëveshje e vazhdueshme do të marrë fund. Paratë nga pagesa e një sigurimi, ose rimbursimi janë rrugës. Një mik do t’ju bëjë një nder pranojeni me mirënjohje.
Bricjapi
Nëse nuk ndjeni se vlerësoheni për gjithçka që bëni për të tjerët, mbajini mendimet për vete. Mos filloni të kërkoni lavdërim pasi njerëzit do të tregojnë mirënjohjen e tyre në mënyra të ndryshme në të ardhmen. Së shpejti do të largoheni nga një projekt në grup dhe në vend të tij do t’ju ofrohet një detyrë edhe më e mirë.
Ujori
Mendoni me kujdes para se të pranoni një ofertë pune ose një propozim nga shefi juaj. Ju tashmë keni disa përgjegjësi të mëdha në shtëpi dhe nuk mund të injorohen. Nëse keni dyshime për ndryshimet që po ndodhin tani, merrni një vendim që është i ndjeshëm për situatën tuaj.
Peshqit
Partneri ose shoku juaj më i mirë do të marrë lajme të mira për një punë ose mundësi udhëtimi. Ata duan që ju të jeni të parët që do ta dini këtë gjë. Kjo ju bën të ndiheni të vlerësuar. Lidhja e dashurisë bëhet edhe më e fortë sa herë që festoni sukseset e njëri-tjetrit dhe ngushëlloni njëri- tjetrin në zhgënjime.