Dashi
Mund të duket se të thuash të vërtetën kur e ndjen se është e nevojshme është mënyra më e mirë për të shmangur keqkuptimet. E vërteta ndonjëherë mund t`ju dëmtojë. Jeni në gjendje të ndani ndjenjat tuaja, por ajo që keni për të thënë nuk është ajo që një i dashur dëshiron të dëgjojë. Ju mund të jeni të sinqertë në një mënyrë më diplomatike.
Demi
Keni shumë detyra për të përmbushur dhe nuk dini se si ta menaxhoni kohën. Fillimi sa më parë i tyre është një domosdoshmëri. Është më e rëndësishme që të ndieni se po përparoni, kjo është arsyeja pse është më mirë nëse nuk do jeni në qendër të vëmendjes.
Binjakët
Qëllimi juaj kryesor është të gjeni mënyra dhe mjete për të jetuar në harmoni me gjërat tuaja thelbësore. Një mik apo koleg tërheq vëmendjen nga arritjet tuaja duke ju kujtuar të gjithë problemet. Mos lejoni që zilia e tyre të zbusë entuziazmin tuaj. Ju jeni duke iu afruar qëllimit tuaj të jetës.
Gaforrja
Ju doni ta bëni këtë Krishtlindje të veçantë për familjen tuaj dhe kjo është arsyeja pse tashmë keni filluar të bëni plane dhe të blini gjëra të mira festive. Ju mund të mos keni shumë para, por do të mendoni shumë për çdo dhuratë që do blini për ta bërë atë sa më domethënëse.
Luani
Një konferencë pune online ose mbledhja e komunitetit është në krye të listës së përparësive tuaja. Njerëzit kërkojnë nga ju udhëheqje dhe ju nuk do t’i zhgënjeni. Ata janë duke kërkuar nje njeri të famshëm që të flasë në emër të një çështjeje të veçantë, dhe ju do të ndiheni mirë ta çoni përpara këtë fushatë.
Virgjëresha
Ndryshimet që keni vendosur të bëni mund të shkaktojnë probleme në familjen tuaj. Sigurohuni që vendimet tuaja të mos shkatërrojnë jetën e të tjerëve.
Peshorja
Ju mendonit se e dinit çfarë donte dikush, si ndihej dhe pse, por papritur mund të zbuloni se keni dalë në një përfundim të gabuar. Ju e keni zakon të supozoni se e dinit çfarë po mendon një partner ose mik i ngushtë pa i bazuar askund supozimet tuaja.
Akrepi
Puna juaj e palodhur nuk ka kaluar pa u vërejtur nga ata që janë në pozita të pushtetit. Mos u habitni nëse ju ofrohet një promovim. Ndryshimi i karrierës do të thotë gjithashtu një lëkundje e rutinës tuaj të përditshme. Ju dhe familja do të përshtateni shpejt. Do të keni diçka të veçantë për të festuar.
Shigjetari
Ju do të ofroheni për të marrë përgjegjësinë e një pune të komunitetit. Do të jetë një përvojë e mirë të tërhiqni vëmendjen për një projekt të shkëlqyer. Njerëzit që në të vërtetë po bëjnë një përpjekje për të bërë gjëra të mahnitshme do të marrin lavdërimet që meritojnë edhe pse kjo do të jetë gjëja e fundit që presin.
Bricjapi
A duhet të përmbushni çdo pritshmëri të të tjerëve? Dikush është i vështirë për t`u kënaqur dhe ju po humbni shumë kohë duke u përpjekur ta bëni të lumtur. Në përpjekjen për të përmbushur kërkesat e tij joreale, nuk po tregoheni besnik me veten. Thjesht bëni më të mirën që mundeni dhe askush nuk duhet të kërkojë asgjë më tepër.
Ujori
Jeni duke u përpjekur për të qeni të ndjeshëm ndaj nevojave të familjes suaj, por komentet e tyre tregojnë që nuk ndihen aspak mirë. Jeni të gatshëm për të ndjekur një qëllim të veçantë që nuk e keni konsideruar se si do të ndikonte tek të dashurit tuaj. Ju nuk keni kërkuar asgjë më shumë se sa meritoni.
Peshqit
Mund të kaloni me kënaqësi disa orë miqësore nëse takoheni me një mik që nuk keni parë për ca kohë. Jeni të hapur për përvoja të reja dhe mund të planifikoni të festoni Krishtlindjet shumë ndryshe këtë vit, do të jetë kënaqësi të shkëputeni nga rruga tradicionale.