Dashi
Shmangia e përgjegjësisë do të bëjë më shumë dëm sesa mirë. Njerëzit varen nga ju për të përfunduar një punë. Nëse i keni premtuar dikujt diçka, mbajeni fjalën. Nuk është e nevojshme të plotësoni boshllëqet e një bisede. Përmirësoni marrëdhëniet tuaja. Të qenit së bashku mund të jetë çuditërisht tërheqëse.
Demi
Mos u turpëroni nëse mashtroheni nga një grup, organizatë ose mik. Natyra juaj tërheq vetëm të mira. Gjëja e rëndësishme është të pranoni që keni bërë një gabim. Shqetësimi për paratë do ta përkeqësojnë situatën tuaj. Kur doni më shumë të ardhura, mendoni sikur keni bollëk. Kjo do ju sjellë vetëm të mira.
Binjakët
Është mirë të keni fantazi për famën dhe për më shumë pasuri. Nëse jeni të zhgënjyer që këto ëndrra, bëni disa ndryshime. Trajnohuni për të ecur përpara. Merrni një diplomë tjetër. Familja juaj po kundërshton sjelljen egoiste që keni kohët e fundit. Jeni fokusuar tek lumturia juaj. Si rezultat, keni më pak kohë të lirë. Vendosini nevojat tuaja të parat, por gjeni kohën edhe për anëtarët e tjerë të familjes.
Gaforrja
Mos i kërkoni të gjitha përgjigjet tek feja. Disa i gjeni brenda vetes. Kalimi i disa momenteve në qetësi dhe soditje do t`ju bëjë të përparoni. Në vend që të ecni në errësirë, do ta keni më të qartë se ku duhet të shkoni. Një fqinj ose i afërm i cili është në spital mund të kërkojë një ndihmë. Shkoni, takojeni dhe ndihmojeni. Qëndroni disa orë me të duke e argëtuar.
Luani
Është koha për të marrë më shumë përgjegjësi dhe të bëni kujdes me një buxhet të përbashkët. Kujdes, shikojini mirë shpenzimet tuaja. Do gjeni disa lëvizje të dyshimta në llogarinë tuaj bankare. Telefononi shërbimin e klientit për të korrigjuar gabimin. Miqtë janë duke ju futur në një debat pa kuptim. Ju jeni një njeri optimist që nuk doni të bini pre e pesimizmit. Qëndroni larg këtyre njerëzve.
Virgjëresha
Ndjeheni të refuzuar nga një partner biznesi apo partner romantik. Kjo është tepër e dëmshme. Nëse doni të rregulloni marrëdhënien tuaj, duhet të jeni të vërtetë. Ftojeni partnerin për drekë dhe sqaroni se si sjellja e tij ka ndikuar tek ju. Propozoni alternativa. Shefi ju fajëson për një problem që nuk është faji juaj. Mos u hidhni direkt në mbrojtje. Dëgjoni me qetësi akuzat. Mos kërkoni falje për diçka që nuk e keni bërë. Përfundimisht, ky njeri do ta kuptojë sa gabim e ka.
Peshorja
Bëni kujdes me shpenzimin e kohës në punë. Thashethemet me kolegët do të ulin produktivitetin tuaj. Kjo do të shqetësojë gjithashtu punëdhënësin. Vetëm se ju jeni rritur në një mënyrë të caktuar nuk do të thotë që të tjerët duhet të ndjekin gjurmët tuaja. Jeta ka shumë ngjyra. Jini të hapur për të mësuar nga dikush që ka të tjera vlera dhe përparësi në jetë.
Akrepi
Ndjeheni i vetmuar dhe i braktisur. Në vend që të prisni të bjerë telefoni, bëni diçka të këndshme për veten tuaj. Blini rroba ose mobilje të reja. Është e thjeshtë të tërhiqni admirues pasi jeni argëtuar mjaftueshëm. Një marrëdhënie intensive do të marrë fund. Kjo ju trishton, por s`ka asgjë që mund të bëni për ta zgjidhur. I keni tejkaluar shumë kufij, të dyja palët.
Shigjetari
Një anëtar i familjes po lufton me problemet emocionale dhe duhet të përballet me to. Injorimi i sjelljes së tij po e përkeqëson situatën. Inkurajojeni të marrë ndihmë profesionale. Do përfitojë shumë nga kjo. Grindjet me mikun tuaj më të mirë ose partnerin romantik janë pasojë e zhgënjimit. Ju e keni lënë pas dore njeri-tjetrin. Rregulloni oraret e punës dhe bëni një udhëtim. Do ju bëjë mirë.
Bricjapi
Jini të sinqertë kur dikush ju kërkon mendimin. Mos bëni sikur ju pëlqen diçka që në fakt nuk ju pëlqen. Nëse askush nuk ju pyet se ç?mendoni, më mirë heshtni. Një fqinj ose i afërm do të vlerësojë qëndrimin tuaj diplomatik. Shëndeti fizik dhe mendor është i lidhur ngushtë. Kur të ndjeni lodhje, vërini veshin. Merruni me veten.
Ujori
A keni qenë duke shpenzuar para për rrobat. Nuk ka asgjë të keqe ta merrni veten me të mira, por duhet të bëni kujdes. Investoni në gjërat që ju sjellin kënaqësi afatgjatë. Jeni lodhur kohët e fundit nëpër festa. Në vend që të pranoni çdo ftesë, jini më selektivë. Nuk ka asgjë të keqe të qëndroni në shtëpi dhe të relaksoheni.
Peshqit
Mos i neglizhoni problemet që më pas të rriten e të mos i menaxhoni dot. Përqendrimi në një problem të vogël do ta bëjë atë që të rritet. Është më mirë ta përqendroni vëmendjen tuaj në ide, kujtime dhe plane që ju bëjnë të lumtur. Mos e lejoni familjen t`ju kontrollojë jetën. Dëgjoni zemrën dhe familjarët do i binden shpejt asaj.