Dashi
Ju do të preferoni të jeni më shumë vetëm sesa të punoni si pjesë e një ekipi. Disa plane që keni do të përfitojnë më shumë nga kjo qasje sesa prisnit. Ju jeni ambicioz për të pasur sukses, por dëshironi ta bëni këtë vetë.
Demi
Një mik do të dëshirojë të kalojë ca kohë me ju. Keni shumë gjëra në mendje dhe mund ta keni të vështirë të përqendroheni në bisedën e tij. Mundohuni të dëgjoni disa nga ato që thonë ata mund të ketë lajme që tërheqin vëmendjen tuaj dhe mund të jenë të dobishme më vonë.
Binjakët
Mund të ndjeni nervozizëm teksa merrni përsipër një sfidë ose detyrë të re. Ankthi juaj do të zbehet. Projekti do t’ju intrigojë dhe do t’ju mbajë të interesuar. Entuziazmi i atyre me të cilët jeni duke punuar do t’ju motivojë. Për më tepër, ju do të mësoni shumë.
Gaforrja
Një mik do të thotë se ka shumë nevojë për këshilla. Megjithëse do të shqetësoheni dhe do të dëshironi ta ndihmoni, jini të kujdesshëm. Mund të jetë gabim të përfshiheni në problemet financiare ose marrëdhëniet e dikujt tjetër. Ka disa gjëra që duhet t`i zgjidhin vetë.
Luani
Shpesh rastet vijnë kur ju më pak e prisni të shfaqen. Një diskutim sot do të çojë në një ofertë interesante. Thjesht mos u verboni nga ëndrrat për një fitim të shpejtë. Merrni shumë kohë për t’u siguruar që gjithçka është siç duhet.
Virgjëresha
Komplikimet për shkak të rregulloreve të reja mund të kapërcehen. Keni shumë shpresa për një projekt të nisur sot. Disa njerëz nuk janë aq optimistë, por ju nuk do të bini pre e negativitetit të askujt. Një përpjekje ekipi do të jetë e mbushur me probleme dhe shqetësime të vogla. Ju nuk do të lejoni që të tjerët të sjellin frikën dhe pasiguritë e tyre në jetën tuaj.
Peshorja
Puna vetëm do t’ju sjellë kënaqësinë më të madhe dhe do të jetë më e dobishme sesa një përpjekje e përbashkët. Do të shihni progres të shpejtë. Në momentin që filloni të punoni me të tjerët, përparimi ngadalësohet pasi duhet të prisni që njerëzit të përfundojnë pjesën e tyre të punës.
Akrepi
Një koleg me përvojë do t’ju ndihmojë t`i shihni problemet nga një këndvështrim i ri. Mbështetja e tij do ju bëjë më pak të tensionuar sepse po e merrni gjithçka shumë seriozisht. Mos lejoni që nervat t`ju konsumohen. Merrni frymë thellë dhe mbani mend, sa më profesionist të dukeni, aq më të larta do të jenë shanset tuaja.
Shigjetari
Shumëllojshmëria është erëz e jetës. Ju duhet një pushim nga rutinat tuaja të zakonshme. Kur të vijë mundësia për t’i shpëtuar rutinës, nuk do të hezitoni ta pranoni këtë ofertë. Nëse është për biznes apo kënaqësi vështirë se ka rëndësi. Ju jeni thjesht gati për një ndryshim ambienti.
Bricjapi
Mund të mos jeni optimisti më i madh në botë, por planet ambicioze të një shoku mund t’ju bëjnë të mendoni për të ardhmen tuaj. Ju nuk mund ta imagjinoni që ata të kenë sukses në qëllimet e tyre, por shpresat tuaja do të jenë më realiste. Një qëndrim kokëfortë ka shkaktuar probleme në të kaluarën dhe ju jeni të gatshëm të jeni më fleksibël tani.
Ujori
Synoni të ndiqni gjykimin tuaj në çështjet profesionale. Një vendim do të merret. Ju po mbështeteni më pak në mendimet e të tjerëve ndërsa vendosni në punë mendjen tuaj. Njerëzit nuk do ta kenë aq të lehtë të ndikojnë tek ju sa në të kaluarën.
Peshqit
Zhvillimet e papritura do të bëjnë që planet tuaja të ndryshohen. Ju duket se nuk keni ndonjë zgjedhje në lidhje me këtë çështje. Ky mund të jetë një ndryshim për mirë kur ju shkund nga një rutinë që po fillonte të dukej monotone. Nuk ka gjasa që të ktheheni në planet tuaja origjinale.