Dashi
Disa njerëz rreth jush po tregojnë interes për projektet tuaja aktuale ndërsa të tjerët po vazhdojnë jetën e tyre. Ju keni filluar të punoni bashkë. Ky është një projekt që do të ketë nevojë për mbështetjen e njerëzve që ndajnë të njëjtat qëllime me ju.
Demi
Jeni në mëdyshje se cilat ftesa shoqërore të pranoni. Dikush do të ndihet i lënë pas dore, nëse refuzoni që të bashkoheni me të dhe zgjidhni të takoheni me dikë tjetër. Nëse është e mundur, sugjeroni një dalje në grup që përfshin një numër të madh miqsh.
Binjakët
Planet që po bëni duhet ta shndërrojnë një ditë në argëtuese dhe të paharrueshme. Çdo mundësi për të shijuar një larmi gjërash do të marrë pëlqimin tuaj. Çdo mik që dëshiron të bashkohet me çfarëdo që po bën do të ndihet i mirëpritur. Edhe nevoja për të pasur distancim social nuk do t’ju ndalojë të argëtoheni. Puna në ekip do të nxjerrë më të mirën tuaj.
Gaforrja
Ju keni pasur shumë përvoja me një situatë që duket se po ndryshon vazhdimisht. Po prisni më shumë sfida. Përgjegjësit nuk duket se janë në gjendje të gjejnë një zgjidhje ideale. Ju dëshironi që të ndërmerrni veprime për të siguruar një sistem të fortë dhe të shpejtë.
Luani
Keni marrë një vendim të vështirë. Jeni i sigurt që po bëni gjënë e duhur edhe pse dikush do të thotë ndryshe. Me këtë rast duhet të besoni në instiktet tuaja dhe të injoroni atë që çdokush tjetër ka për të thënë. Duhet t’ua bëni të tjerëve të qartë se mund t’i bëni vetë gjërat tuaja.
Virgjëresha
Do të takoni dikë që do të bëhet shumë i rëndësishëm për ju në situatën ku ndodheni. Një ndryshim në planet tuaja do t’ju mbajë në prapaskenë. Kjo gjë hap rrugën që të takoni një grup të ri njerëzish dhe në veçanti një person që do të jetë me interes të madh për ju.
Peshorja
Janë bërë shumë gabime dhe ju keni aftësinë për t’i korrigjuar ato. Problemi është se kriteret janë plotësisht të paqarta dhe kjo e bën të vështirë për ju të dini se si të zgjidhni atë që po shkaktohet. Është një situatë krejtësisht e pakënaqshme dhe nuk jeni i vetmi që duhet të dini se ku qëndroni.
Akrepi
Ju mund ta kuptoni zhgënjimin e njerëzve që përpiqen të vendosin sisteme të bazuara në udhëzime kontradiktore. Problemi është që kolegët dhe shokët tuaj duhet të dinë se çfarë të presin.
Shigjetari
Mund ta gjeni veten në një pozitë ku duhet të krijoni rregulla dhe udhëzime të reja që të tjerët t`i ndjekin. Do të ketë ankesa edhe pse jeni duke u përpjekur të krijoni sistemin më të drejtë të mundshëm. Gjëja e fundit që dëshironi është që të merreni me grumbuj apelimesh. Kjo duket se është mënyra e vetme.
Bricjapi
Jeni duke mbështetur pa u lodhur të rinjtë që kërkojnë të ardhmen e tyre dhe po përpiqen të gjejnë një mënyrë për të bërë më të mirën e një situatë në ndryshim. E keni marrë përsipër këtë barrë të madhe në mes të një pandemie në përpjekje për të vënë në dukje gabimet që janë bërë. Përpjekjet tuaja do të vlerësohen.
Ujori
Një paketë masash sigurie është duke u vendosur në punën tuaj për të mbajtur të tjerët të shëndetshëm dhe të distancuar. Reagimet e marra nga të tjerët do të konfirmojnë se sa respektohen vendimet tuaja.
Peshqit
Aktivitetet e fundit të dikujt nuk do t’ju interesojë shumë. Sa më shumë që flasin, aq më shumë do të filloni të pyesni veten nëse keni ndonjë gjë të përbashkët. Të paktën hiquni sikur po i dëgjoni, sepse nëse ndryshoni temë ata do të fillojnë edhe njëherë nga fillimi dhe kjo mund të jetë shumë e bezdisshme.