Dashi
Shprehuni lirshëm nesër, por bëni kujdes tek fjalët që zgjidhi. Nëse janë negative ose fyese, mund t’ju kthehen lehtësisht mbrapsht shumë shpejt. Nëse nuk thoni dot diçka të këndshme, më mirë heshtni.
Demi
Nëse zbuloni se një koleg në punë ju ka lënë në baltë, është e këshillueshme që të mos reagoni më shumë sa duhet. Me gjasë ka ndodhur sepse nuk kishin opsion tjetër dhe nuk e kanë bërë për t’ju dëmtuar.
Binjakët
Nëse jeni të shqetësuar për probleme në punë apo çështje parash, atëherë është mirë që t’i zgjidhni sa më shpejt, sepse përpara ju pret çështje shumë më interesante. Me afrimin e hënës së re, mundësi të reja ju presin.
Gaforrja
Nëse dikush përpiqet që t’ju nënvlerësojë me qëllim që të lëkundë vetëbesimin që keni, bëjani të qartë se nuk ka asgjë që mund të bëjnë apo të thonë për t’ju lëkundur. Gaforrja është një shenjë kardinale që do të thotë se fortësia mendore do të triumfojë pavarësisht situatës.