Dashi
Jeni në gjendje t?i kapërceni pengesat përmes vullnetit absolut. Njerëzit me mendje më të dobët, do të largoheshin nga sfidat që hasni.
Si rezultat, ju jeni personi që të gjithë duan të punësojnë për punë të vështira. Paratë nga një trashëgimi, zgjidhje ligjore ose rimbursimi i sigurimeve do t?ju sjellë një transformim të madh.
Demi
Bashkimi me një person të kulturuar do të jetë edukativ. Jini të hapur për të mësuar gjithçka që mundeni rreth muzikës, librave, filmit ose dizajnit. Këto mësime do të jenë shumë zbavitëse. Dëshira për të qenë të drejtë në të gjitha marrëdhëniet, ju bën një figurë të dashur.
Të afërmit, kolegët dhe fqinjët e dinë se mund të varen nga ju për të zhvilluar kompromise të mira. Madje është e mundur që ju të fitoni para si arbitër.
Binjakët
Aftësitë tuaja komunikuese i shtojnë paratë shtesë në xhepin tuaj. Nëse dikush ju pyet për të korrigjuar një dokument të rëndësishëm, pranoni. Kjo derë mund t?ju hapë shumë të tjera. Përdorni të ardhurat shtesë për të udhëtuar dhe studiuar. Aktivitetet intelektuale stimuluese janë mjaft pozitive këtë periudhë për ju. Ndërshmëria dhe integriteti që ju karakterizon, e bën yllin tuaj profesional të rritet.
Klientët e vlerësojnë gatishmërinë tuaj për të thënë të vërtetat e dhimbshme.
Gaforrja
Aftësia juaj planifikuese është e shkëlqyer. Ndërkohë që të tjerët shpenzojnë para duke harxhuar kohë të vlefshme, aftësitë tuaja superiore strategjike paguhen me shumë kujdes. Nëse keni nevojë për dikë që të bëjë punë të veçantë, ata janë vetëm një telefonatë larg.
Nëse jeni në një marrëdhënie serioze, planifikoni një pushim relaksues për të dy. Partneri juaj do të jetë i lumtur për të përjetuar bashkë një aventurë magjepsëse.
Nëse jeni vetëm, merrni pjesë në diçka festive dhe mbajini sytë hapur.
Luani
Mos lejoni që opinionet e të tjerëve të ndikojnë në një vendim të rëndësishëm. Nëse dëshironi të zhvendoseni, disa nga miqtë dhe të afërmit tuaj do të kundërshtojnë. Edhe pse ata duan që t?ju kenë pranë, për ju është më e rëndësishme të jetoni në një vend ku mund të lulëzoni. Organizimi i një feste të madhe, do të jetë një devijim i këndshëm. Delegojini detyrat e vogla tek personat përgjegjës, tek gjykimi i të cilëve besoni.
Virgjeresha
Ju e thithni dijen si një sfungjer. Fitimi i aftësive tregtare do të përmirësojë shumë perspektivat tuaja të punës. Do të shkëlqeni në çdo fushë që përfshin kërkime apo hetime. Një udhëtim i shkurtër do t?ua lehtësojë shpirtin. Edhe pse ju pëlqen rutina, nuk është e shëndetshme të qëndroni në të njëjtin vend në periudha të gjata. Miksojini momentet për t?i bërë sa më argëtuese.
Peshorja
Ju pëlqen të gjeni mënyra për të bërë më të mirën për të ardhurat tuaja. Kjo mund të nënkuptojë që duhet të ?përvishni mëngët? për të firmosur disa marrëveshje të mira dhe duke kërkuar një çmim të lartë për shërbimet tuaja. Zakonisht merrni atë që dëshironi për shkak të forcës së karizmës tuaj.
Këshillohet të shpenzosh më shumë kohë me njerëzit dhe në aktivitete. Përdorni aftësitë tuaja menaxhuese për të krijuar kohë të lirë për veten. Nëse dikush mund ta bëjë këtë, ai je ti.
Akrepi
Jeni shumë konkurues në botën e ideve. Të shtyni axhendën, ëhshtë një lojë zbavitëse për ju dhe të tjerët frikësohen nga personaliteti juaj i fuqishëm. Mos u tregoni të gatshëm të shkoni atje ku nuk duhet sepse kjo mund t?i shqetësojë të dashurit tuaj. Nëse të tjerët kërkojnë diçka të sigurtë, ju kërkoni ngacmim për të qenë të lumtur.
Shigjetari
Jepi vetes mundësinë të ndërtosh kështjella me rërë. Puna me orë është e dëmshme, një ëndërrimtar si ju, duhet të largohet nga ajo që është duke bërë dhe të lejojë frymëzimin ta udhëheqë. Aktivitete si leximi, shkrimi apo shëtitje në natyrë do ta përmirësojë botën tuaj shpirtërore. Qëndroni larg rrjeteve sociale. Një analizë e botës suaj të brendshme do t’ju shtyjë të merrni një vendim të rëndësishëm që synon lumturinë afatgjatë.
Bricjapi
Ndërkohë që të gjithë të tjerët i ngjisin shkallët në mënyra e ditura tashmë, ju kërkoni diçka më të përparuar.
Bëjeni një vesh të shurdhër ndaj cinikëve që tallen me metodat tuaja. Toleranca, respekti dhe bashkëpunimi ju bën një anëtar me vlerë të komunitetit. Mos u habisni nëse ju kërkohet të merrni drejtimin e një lagjeje apo organizate profesionale. Të gjithë e dinë se mund të punojnë mirë me ju.
Ujori
Disiplina juaj intelektuale ju lejon të arrini statusin master. Ndërkohë që të tjerët janë shumë të zënë duke u argëtuar apo marrë me studimet e tyre, ju jeni të zënë duke lexuar libra dhe praktikuar teste të ndryshme. Nëse i luani mirë letrat ,mund të fitoni një diplomë në kohë rekord. Një ofertë intriguese po vjen drejt jush. Nëse jeni të kënaqur me pozicionin tuaj aktual, do t’ju jepet ngritje, promovim ose të dyja.
Peshqit
Angazhimi me një praktikë shpirtërore do t?ju japë kënaqësi të jashtëzakonshme.
Duke dëgjuar me kujdes sugjerimet e të tjerëve, do të zhvilloni një vlerësim të thellë për jetën. Gjithashtu do të jeni në gjendje të shmangni stresin. Një interes në një kulturë të huaj do t?ju frymëzojë për të bërë një udhëtim të largët. Kërkoni këshilla nga një ekspert udhëtimesh sepse do të përjetoni një aventurë të mrekullueshme.