Dashi
Mungesa e burimeve ose e fuqisë punëtore janë disa nga rreziqet që duhet të parandaloni në mënyrë që njerëzit të mos përfitojnë. Ndryshimet e fundit kanë shkuar mirë dhe sfida tani është të siguroheni që kjo të jetë diçka e përhershme. Do të ishte një kohë e shkëlqyer kjo për të nisur një mbledhje fondesh për një shkollë apo spital.
Demi
Dëshira për të bërë pushime në një mjedis të bukur ju mban me shpresë. Një shëtitje në natyrë mund të jetë terapeutike. Nëse nuk mund të largoheni, rrethojeni veten me lule dhe gjelbërim, kjo gjë do t’ju ngrejë humorin. Shtoni lule në shtëpinë ose zyrën tuaj dhe do të habiteni se sa mirë do ju bëjë kjo gjë.
Binjakët
Ndihma e një shoku të talentuar mund të sjellë të gjitha ndryshimet në planet tuaja për të nisur një projekt të ri, por do të jetë zhgënjyese të zbuloni se ata janë shumë të zënë për të marrë pjesë në këtë projekt. Mos lejoni që kjo t’ju ndalojë të vazhdoni me planet tuaja. Kjo do t’ju detyrojë të shfrytëzoni aftësitë që i kishit harruar prej kohësh.
Gaforrja
Mund të duket sikur ofertat po ju vijnë nga çdo drejtim. Sa më të organizuar të jeni, aq më shumë do të arrini. Ka shumë gjëra për të menduar paraprakisht, para se të merrni vendime.
Luani
Janë arritur marrëveshje të reja. Më në fund reja e errët që fluturonte mbi një marrëdhënie po i hap vendin qiellit blu. Mund të ketë qenë një luftë e gjatë për ta mbajtur këtë marrëdhënie harmonike, por ju të dy tani e pranoni dhe pajtoheni me faktin se është koha të lini pas keqkuptimet nga e kaluara.
Virgjëresha
Debati se si mund të punohet më mirë do të nxjerrë në pah argumente të reja në vendin e punës. Ka shumë gjëra që ju i keni arritur me sukses dhe nuk keni dyshim se do të krijoni rutina të reja që do të funksionojnë shumë mirë për të gjithë. Merrni hapa të kujdesshëm.
Peshorja
Puna e palodhur është e admirueshme, por ka filluar të dëmtojë shëndetin tuaj. Ju nuk mund të vazhdoni ta shtyni veten përtej kufijve. Dhimbjet e kokës dhe dhimbja e shpinës mund të lehtësohen me teknikat e relaksimit. Duhet të bëni pushime të rregullta. Në vend që të përpiqeni ta detyroni veten të vazhdoni edhe kur jeni shumë të lodhur, merrni pushimim që ju nevojitet.
Akrepi
Mos lejoni që një sukses i kohëve të fundit të ndikojë shumë tek ju. Jeni gati për të trajtuar një problem të ri sipas mënyrës tuaj. Kjo do të bezdisë dikë që gjithashtu ka një ide shumë të mirë në zgjidhjen e kësaj çështje. Jini fleksibël dhe pranoni se ideja juaj nuk është mënyra e vetme dhe më e mirë në zgjidhjen e një problëmi, duhet të mësoni të dëgjoni edhe këndvështrimet e të tjerëve.
Shigjetari
Nëse çdo ditë ju duket se është e njëjta me dje dhe një ditë më parë, tani do të keni më shumë hapësirë për të dalë nga kjo rutinë. Ekzistojnë një mori mënyrash për të ndryshuar jetën tuaj. Ju duhen qëllime në jetë për të punuar fort dhe për të qenë të frymëzuar.
Bricjapi
Dikush do t`i shprehë mendimet e tij me zë të lartë. Dëgjoni ato që ata kanë për të thënë dhe pasi t’i keni dëgjuar mendoni rreth asaj që u tha. Qëndroni të vendosur me idetë tuaja. Mos i jepni një miku atë që po kërkon. Ata e kanë zakon të huazojnë dhe të mos i kthejnë më mbrapsht. Kjo gjë duhet të marrë fund.
Ujori
Nëse vërtet dëshironi të bëni përparim me një detyrë të vështirë, do të jeni më mirë ta trajtoni atë vetë. Megjithëse disa njerëz do të dëshirojnë t`ju ndihmojnë, mund të jetë rasti që shumë mendje e prishin projektin. Pavarësisht se çfarë ju thotë një koleg, metodat e reja që ata duan të vendosin nuk do të jenë aq të lehta sa duken.
Peshqit
Planet për të filluar një projekt për përmirësimin e shtëpisë do t’ju emocionojnë. Ju keni disa kohë që flisni për të dhe akoma nuk e besoni që ka ardhur koha ta zbatoni. Ata me të cilët jetoni do të ofrojnë disa sugjerime të dobishme.