Dashi
Ky 14 shkurt për të lindurit e kësaj shenje nuk do të jetë shumë pozitiv. Parashikohet një ditë e karakterizuar me nervozizëm dhe dhimbje koke. Ka disa gjëra të cilat do të ndodhin dhe do ju vendosin nën presion.
Demi
Do të keni dëshirë për të ndryshuar ambient. Kjo nuk vlen vetëm për sferën profesionale, por për çdo drejtim të jetës. Nëse doni të bëni më shumë, vini në jetë projekte të reja me njeriun e zemrës.
Binjakët
Për të lindurit e kësaj shenje parashikohet një ditë mjaft pozitive. Parashikohet një përmirësim i ndjeshëm lidhur me humorin. Më në fund do të nisni të shihni zgjidhje dhe jo vetëm probleme!
Gaforrja
Ky Shën Valentin për të lindurit e kësaj shenje do të ketë në qendër dashurinë. Por kjo nuk do të thotë se do të jetë pozitiv pa dyshim. Kjo pasi sa i takon ndjenjave, mund të ketë dyshime dhe pavendosmëri.
Luani
Gjatë kësaj dite duhet të lini mënjanë krenarinë dhe egocentrizmin, duke iu dhënë më shumë hapësirë të tjerëve. Jo gjithmonë kush nuk është dakord me ju gabon, pasi këshillat mund t’iu vijnë shumë në ndihmë.
Virgjëresha
Për të lindurit e kësaj shenje kjo e dielë parashikohet mjaft pozitive. Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të Marsit dhe Venusit lidhur me jetën sentimentale, ku më në fund emocionet do të jenë të lira. Raportet me të tjerët gjatë kësaj dite do të jenë shumë mirë. Megjithatë do të ndiheni të lodhur, për shkak të shumë gjërave që keni për të bërë.
Peshorja
Bëni mirë që të ruani qetësinë dhe të sqaroni mendimet, duke shmangur kësisoj debatet. Kjo ditë nuk do të jetë shumë pozitive. Do të jeni të mbushur me dyshime dhe pavendosmëri lidhur me fushën e ndjenjave. Sa i takon punës, mund të ketë ndryshime.
Akrepi
Dita nuk do të jetë aspak ashtu siç e prisnit, madje do të jeni në kërkim të dikujt që t’iu japë ndihmë. Gjithashtu në vendin e punës mund të përballeni me disa probleme.
Shigjetari
Kjo ditë do të jetë e mbushur me negativitet, ku vetëm në mbrëmje do të ketë përmirësim. Sfera e ndjenjave do të përballet me momente kritike, ku duhet të sqaroni idetë tuaja dhe të vendosni se çfarë dëshironi. Nëse jeni të përfshirë në dy histori dashurie, do të keni veç probleme të cilat vështirë se do të zgjidhen.
Bricjapi
Kjo ditë do të jetë mjaft delikate. Mbani parasysh se nuk jeni të detyruar që
domosdoshmërisht të festoni për Shën Valentin, por kjo nuk do të thotë që të keni reagime dramatike.
Ujori
Parashikohet një e dielë mjaft e komplikuar, por kjo nuk do të thotë që do të jetë
negative. Do të jeni mjaft të lodhur për shkak të problemeve me të cilat jeni përballur kohëve të fundit. Por do të ndjeni dëshirën për ndryshim dhe për të përjetuar diçka të re.
Peshqit
Kjo e dielë do të jetë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje, të cilët do të
gjejnë zgjidhje lidhur me dashurinë. Ky 14 shkurt parashikohet si dita e një mijë
mundësive, e energjisë dhe e zhdukjes së çdo problemi.