GAFORRJA
Punoni me aftësinë tuaj për të falur. Kjo nuk do të thotë vetëm faljen e dikujt në çdo kohë. Ndonjëherë është po aq e dobishme dhe e rëndësishme të falësh dikë brenda vetes dhe të lësh të ikë zemërimin që ndien, për dobinë dhe lumturinë tënde.
Gjeni një aktivitet fizik që ju lejon të nxirrni tensionin dhe ku mund të angazhoheni të paktën një herë në javë. Mund të jetë një aktivitet fizik si yoga ose diçka aq intensive sa ngjitja në mal, apo madje edhe të qënit pjesë e një grupi valleje.
Provoni diçka që ju lejon të bëni miq jashtë zonës tuaj të rehatisë, me njerëzit e zakonshëm. Ju mund të regjistroheni për një klasë gjimnastike, një grup vullnetarësh, apo edhe një klub teatri. Është koha që t’i jepni vetes mundësinë për të diversifikuar dhe për të takuar njerëz të ndryshëm nga ju.
LUANI
Zhvilloni diçka të re, duke marrë mësime në një temë për të cilën nuk dini asgjë, por që gjithnjë ju ka hipnotizuar.
Takohuni me një koleg me të cilin nuk keni folur shumë në të kaluarën. Flisni për ndonjë temë me atë person dhe punoni për të qenë dikush që dëgjon dhe kujton gjërat për të tjerët. Ky është një detaj që të gjithë do ta vlerësojnë.
Jini bujar me veten. Gjithmonë bëni gjëra për të tjerët, por është mirë të pushoni dhe të bëni diçka të mirë për veten tuaj: një ditë spa, një mbrëmje të qetë në shtëpi, një vakt të shijshëm në një restorant që ju bën të lumtur dhe të relaksuar.
VIRGJERESHA
Mjaft e patë celularin, para se të shkoni në shtrat. Gjysmë ore para se të shkoni në shtrat, vendoseni telefonin në një vend ku nuk mund ta arrini lehtë atë.
Gjeni tre gjëra të tjera afatgjata që ju bëjnë të ndiheni më mirë ose më të relaksuar në vend që të shkoni gjithmonë në festa, të blini apo të hani. Gjërat si alkooli dhe ushqimi dhe pazaret janë të mira, por ju duhet të gjeni 3 zgjidhje afatgjata për t’ju ndihmuar me ankthin tuaj. Mundohuni të bëni një shëtitje, të shkoni për terapi, të përgatisni ushqime të shëndetshme apo të lexoni një libër për ndihëm vetiake. Me të vërtetë do të sillni qetësi për mendjen tuaj.
Ju investoni më shumë energji në miqtë që janë gjithmonë aty për ju dhe ju bëjnë të lumtur, por nganjëherë harroni veten. Mësoni të dalloni ato që janë të mirë për ju dhe ato që janë aty rastësisht.