Shtullunga tymi, si rezultat i një zjarri, përshinë zonën Via Gentile, në Bari, Itali. Dy ekipe zjarrfikësish u vunë menjëherë në punë. Flakë dhe tymi i zi, qartë i dukshëm edhe nga distanca të largëta është ngritur në pjesën perëndimore të “Via Gentile” , afër hotelit “Majesty”
Zjarr shpërtheu këtë mëngjes dhe të parët që kanë pikasur flakët, kanë qenë banorët e zonës. Ata kanë parë tym të zi që përhapej me shpejtësi në ajër, dukshëm edhe nga ana e kundërt e lagjes. Vatra mësohet se ishte shfaqur në zonën perëndimore, ndërkohë që dyshohet se ka rënë si pasojë e një pakujdesie. Banorët e zonës, dyshohet se djegur mbetjet që pastronin tokat, zjarri ju ka dal jashtë kontrollit. Dy zjarrfikës ndërhynë në vend për të lokalizuar flakët, ndërkohë që po punohet për të mësuar shkaqet e këtij zjarri.