Gratë e vështira të horoskopit, ua bëjnë burrave “8 me 2”

Ka disa femra që duan të jenë dominuese ndaj personave të tjerë e kryesisht ndaj burrave të tyre. Këto femra duan të kenë gjithçka nën kontroll dhe e kanë nevojë jetike dominimin mbi atë që kanë në krah.

Zbuloni më poshtë se cilave shenja të horoskopit ato u përkasin.

Akrepi

Xheloze dhe posesive, të lindurat e kësaj shenje kanë një ego të paimagjinueshme dhe nuk durojnë dot që dikush t’iu prekë dinjitetin. Kur janë në një lidhje ato mendojnë se partneri ju përket dhe mund të kontrollojnë çdo gjë të tyren. Mjaft mbrojtëse, ato mendojnë se mbrojnë interesat e personave që duan duke vepruar ashtu si veprojnë duke harruar që kjo është e padurueshme dhe mbytëse për tjetrin.

Luani

Këto femra kanë nevojë të jeni gjithë kohës në qendër të vëmendjes dhe nuk durojnë dot kur dikush nuk i përfill. Ato kanë probleme serioze egoje dhe mendojnë se çdo gjë duhet bërë si thonë ato. Luaneshat nuk e kanë aspak të vështirë të shprehin qartë opinionet dhe janë gati të nxjerrin edhe thonjtë sapo dikush i kundërshton . Mjerë partnerët që i kanë në krah.

Bricjapi

Femrat e kësaj shenje janë të disiplinuara dhe nuk durojnë dot rrëmujën e kaosin. Ato kanë ide të qarta dhe të sakta për atë që duan dhe kërkojnë me ngulm që edhe ata që i rrethojnë t’i shohin gjërat si ato. Në fakt kjo mund të shkaktojë edhe debate të forta në çift.

Demi

Femrat e kësaj shenje janë posesive, xheloze dhe dominuese. Nga ana tjetër ato janë edhe kokëforta dhe kërkojnë t’i kontrollojnë personat që kanë në krah. Reagimet e këtyre femrave janë shpesh ekstreme dhe nuk mendojnë asnjë çast për ndjenjat e tjetrit. Ato thonë atë që mendojnë dhe mjerë ata që i kundërshtojnë.

Gaforrja

Femrat e kësaj shenje dinë të kontrollojnë emocionet dhe ndonjëherë mund të shndërrohen në tiranë të vërteta. Manipuluese, ato bëjnë gjithçka që kanë në dorë për të marrë sa më shumë informacione dhe për ta kontrolluar atë që kanë në krah. Për to, partneri nuk është veçse një kukull që mund ta kurdisin si të duan.

Author: admin