Dielli mbulon gjithë vendin, mësoni si do të jetë parashikimi i motit sot

Ditën e Enjte (sot) vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut e fortë deri dhe intensive me shpejtësi mesatare 3-12m/s. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 20-25m/s. Valëzimi i forcës 2 dhe 4 ballë.

Gjithashtu vlen për tu theksuar se për shkak të temperaturave negative dhe reshjeve të dëborës në zonat malore priten ngrica të forta përgjatë akeseve rrugore, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -5°C deri në 6°C

zonat e ulëta 1°C deri në 13°C

zonat bregdetare 4°C deri në 12°C./shkoder.info

Author: admin