Horoskopi për datën 26 prill nga Russell Grant

Dashi

Megjithëse të ardhurat tuaja nuk po rriten momentalisht, ju duhet ta lejoni veten që pasuria të rrjedhë në jetën tuaj. Përkundër besimit popullor, nuk është e nevojshme të punoni shumë për të pasur më shumë të ardhura. Ju thjesht duhet të besoni në univers për të pasur atë që dëshironi. Nëse keni shumë punë, kërkoni ndihmë. Jini të hapur për të punuar me dikë, mendimet i të cilit janë të ndryshme nga tuajat. Prakticiteti i tyre do të jetë një kundërpeshë e këndshme ndaj impulsivitetit tuaj.

Demi

Bindjuni një impulsi për të filluar një romancë me dikë që sjell më të mirën tek ju. Kur të jeni përfundimisht bashkë, gjithçka do të duket më e bukur. Ndëgjoni dikë që ka eksperiencë në çështjet ligjore. Duke marrë këshillat e tyre, mund të përfundoni shpejt një proces. Kjo do të bëjë që mos të harxhoni para dhe energji për diçka që mund të zgjidhet shumë shpejt me ndihmën e tyre.

Binjakët

Ju dëshironi një takim intim me partnetin tuaj, por ato nuk pranojnë. Nëse doni të keni pasione të ndërsjellta, duhet të jeni më të vëmendshëm ndaj nevojave të tyre. Lirojini ata nga punët, drejtoni veprime në emër të tyre dhe lërini ata të pushojnë. Marrja e një udhëtimi së bashku do të jetë terapeutik për të dy ju. Duhet ta dëgjoni më shumë zemrën tuaj.

Gaforrja

Partneri juaj është i zënë me punën e tij. Mos u mërzitni kur ata nuk mund t’ju ndihmojnë. Me zgjatjen e një afati, do të përfundoni një projekt të rëndësishëm. Kjo arritje do t’ju mbushë me krenari. Ju jeni më i talentuar se sa e kuptoni. Mos u habitni kur dikush të ju kërkojë të futeni në klubin e tyre. Ti përkasësh kësaj organizate do të jenë stimuluese. Do të ndjeheni mirë kur të komunikoni me njerëz që admirojnë aftësitë tuaja krijuese. Një nga këta miq të rinj mund t’ju ndihmojë të filloni një biznes.

Luani

Ju nuk keni energji për të marrë më shumë përgjegjësi në punë. Jini të sinqertë me punëdhënësin tuaj. Edhe pse do të zhgënjehen, ata do të duhet të punësojnë ndihmë shtesë. Edhe një person i aftë si ju ka vetëm një palë duar. Kolegët tuaj të rinj do të jenë shumë të dobishëm. Ndërsa ata marrin pjesë në punët rutinë, ju mund të përqendroheni në projekte krijuese. Krijimi i produkteve dhe shërbimeve shëndetësore do të jetë i këndshëm. Ju keni instinkte të shkëlqyera për ato që u duhen këtyre sektorëve.

Virgjëresha

Kërkesa e papritur për të bërë një udhëtim në distanca të gjata do t’ju befasojë. Ju keni shumë nevojë për atë udhëtim që do të realizohet sapo të hiqen kufizimet në vend. Nuk duhet të mërziteni nëse nuk jeni të frymëzuar për të krijuar diçka. Sapo të rregulloni orarin tuaj, frymëzimi juaj do të rrjedhë. Ju gjithmonë keni marrë kënaqësi nga rutinat, por ndonjëherë ato edhe mund të minojnë imagjinatën tuaj.

Peshorja

Jeni lodhur duke shpëtuar një të afërm të papërgjegjshëm. Sa më shpejt që ky person të pranojë pasojat për sjelljen e tij aq më mirë do të jetë. Mos u shqetësoni për atë që të tjerët do të mendojnë kur i dashuri juaj do të ketë probleme. Askush nuk duhet të ngatërrohet me etikën tuaj. Do të blini shumë aksesorë të bukur për të zbukuruar veshjet tuaja. Ju ndiheni shumë mirë kur e trajtoni veten me gjëra që rrisin besimin tënd. Ju pëlqeni të visheni bukur.

Akrepi

Një lajm zhgënjyes do t’ju arrijë në vesh. Mos lejoni që kjo gjë të prish humorin tuaj. Ende ka kaq shumë gjëra për të cilat duhet të jesh mirënjohës. Shëndeti juaj është duke u përmirësuar. Vazhdoni të hani ushqime të shëndetshme dhe bëni ushtrime të rregullta. Shoku juaj më i mirë ose partneri romantik do të marrin një shumë të madhe parash. Ata do t’ju japin ju një pjesë në shenjë falenderimi. Mos u befasoni kaq shumë, pasi inkurajimi dhe mbështetja juaj i ka lejuar ata të arrijnë në lartësinë që kurrë nuk e kishin menduar.

Shigjetari

Në të ardhmen do t’ju ofrohet një punë që është argëtuese. Jini të hapur për të hyrë në një industri të panjohur. Ju shpejt do të mësoni gjithçka që ju duhet. Për shkak se kjo punë do të ofrojë të ardhura të rregullta, mund të blini disa gjëra luksoze që më parë ishin jashtë mundësive tuaja. Mos bini pre e presionit për t’i dhënë kredi një shoku në nevojë. Përkundër asaj që pretendojnë, ata janë plotësisht të aftë të fitojnë para. Derisa të detyrohen të fitojnë paratë e tyre, ata do vazhdojnë të ju kërkojnë ndihmë financiare.

Bricjapi

Duket sikur marrëdhënia juaj është e pabalancuar. Është e vështirë të jesh i lumtur kur jep më shumë sesa merr. Përpjekja për të ndryshuar të dashurin tuaj nuk do të funksionojë. Sjellja e vetme e personit që mund të kontrolloni është e juaja. Ti kushtosh më shumë kohë ndjekjeve artistike do ta sjellë më shumë lumturi në jetën tënde. Së shpejti, do të jeni aq të zënë me projekte tërheqëse saqë sjellja e partnerit tuaj nuk do ju shqetësojë më. Është plotësisht e mundur që të dy do të bëheni më bujarë dhe vlerësues.

Ujori

Një mbledhje familjare ishte e destinuar të ishte argëtuese. Të gjithë mezi e prisnin këtë ngjarje. Largësia ka bërë që pakënaqësitë e vjetra të zhduken duke i hapur rrugën dashurisë dhe të qeshurave. Mos u habitni kur dikush njofton një lindje, fejesë ose martesë. Gjithçka po rregullohet. Nëse ndiheni të lodhur kaloni disa momente me veten tuaj. Të bësh një sy gjumë pasdite ose të lexosh disa kapituj nga libri juaj i preferuar do të rivendosë ekuilibrin tuaj. Mos u ndjeni sikur duhet të jeni një burim i vazhdueshëm argëtimi.

Peshqit

Lajmi i mirë për një të afërm ose një fqinj ju bën të merrni frymë lirisht. Festoni këtë kthesë të mrekullueshme të ngjarjeve. Ju gjithmonë keni qenë të ndjeshëm ndaj ndjenjave të njerëzve të tjerë. Një mik do t’ju ftojë të futeni në një klub online ose në një grup librash, por ju nuk jeni i interesuar për këtë gjë. Ju nuk keni pse të ndjeheni fajtorë për refuzimin e kësaj oferte. Shpjegoni se po i kushtoni më shumë vëmendje ndjekjeve krijuese dhe nuk keni shumë kohë të lirë.

Author: admin