Shumica e udhëheqësve në botë kanë këtë shenjë horoskopi

A mundet shenja e horoskopit të përcaktojë aftësinë për udhëheqje?

T’i hedhim një sy shenjës më të përhapur mes udhëheqësve botërorë: Akrepit. Akrepët njihen për vendosmërinë, forcën, por edhe se ruajnë shumë sekrete. 22 shtete të botës udhëhiqen nga një akrep, mes tyre Australia, me kryeministrin Malcolm Turnbull apo Korea e Veriut, me ‘udhëheqësin suprem Kim Jong Un’.

Kandidatja për Presidente e Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, i përket shenjës së Akrepit. Kjo shpjegon edhe skandalin e e mail-eve në 2015-ën; për të komunikuar mbi çështje të politikës në mënyrë sa më të sigurt, ajo kishte përdorur e mail-et private, çka thyen protokollin. E mistershme si çdo Akrep.

Akrepi ndiqet nga Luani dhe Shigjetari; secila shenjë përfaqësohet nga 18 udhëheqës shtetesh nëpër botë. Luan është presidenti Obama; presidenti i Francës, Francois Hollande; kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras etj.

Kurse ish-Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, ka shenjën e Shigjetarit. Një tjetër udhëheqës në Amerikën Latine, Nicolas Maduro, presidenti i Venezuelës i përket po kësaj shenjë.

Në Shqipëri, megjithatë, kemi një historik udhëheqësish që i përkasin një prej shenjave më diplomate të horoskopit: Peshorja. Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha, kanë qenë udhëheqësit Peshore të vendit tonë. Shenja e dytë më e përhapur mes udhëheqësve shqiptarë është Bricjapi, që përfaqësohet nga Ismail Qemali dhe Fan Noli. Bricjapi njihet për vendosmërinë, kokëfortësinë dhe prirjen drejt karrierës.

Por, nëse flasim për idealistë që edhe pse u ofrohen jashtë të gjitha mundësitë, kthehen me çdo kusht në shtëpinë e tyre, bëhen udhëheqës dhe nuk heqin dorë për 25 vite, Skënderbeu është një Dem i vërtetë. (Besohet të ketë lindur më 6 maj 1405.)

Kurse tani Shqipëria udhëhiqet nga një kryeministër i shenjës së Gaforres, Edi Rama. Kjo tregohet qartë tek prirja e tij për të përshtatur vendin ku rri me shijen e vet; shndërroi kryeministrinë, vilën qeveritare të pushimit në Dhërmi, më parë edhe Bashkinë e Tiranës.

Author: admin