Arsyet përse do ta keni përjetë shoqen tuaj të shenjës së Akrepit

1.Do të krijoni varësi ndaj energjisë që ajo përcjell.

Me të asgjë nuk është në të vërtetë banale. Çdo gjë merr një forcë dhe një pamje tjetër. Fjala ‘mërzi’ nuk ekziston në fjalorin e saj.

2.Nëse keni dyshime për dikë, pyesni shoqen tuaj të shenjës së Akrepit.
Ka një nuhatje të shkëlqyer dhe nuk i shpëton asgjë.

3.Është aq e vendosur sa do t’ju bëjë edhe juve të tillë.
Nëse e doni vërtet diçka, por ju duket e pamundur, mësoni prej saj. Shoqja juaj e shenjës së Akrepit ka treguar se kur e do diçka, do ta arrijë atë.

4.Është shumë përzgjedhëse dhe i pëlqen të rrethohet vetëm nga njerëzit që i beson dhe që i do.
Prandaj do ta keni shoqe përgjithmonë, sepse ajo ju ka zgjedhur të jeni pjesë e grupit të saj të ngushtë.

5.Do të të mësojë të përballesh me sfidat dhe të ringrihesh kur je rrëzuar.
Sepse askush dhe asgjë nuk e dekurajon. Do të të ndihmojë gjithnjë të gjesh një motiv të ri për t’i nisur gjërat nga e para.

Burimi; Cosmopolitan

Author: admin