Horoskopi i datës 14 korrik 2021

Dashi

Sot do jeni mjaft energjikë dhe me iniciativë prandaj gjërat do ju ecin si i dëshironi. Nëse keni një lidhje do iu vini njëherë ë mirë kapak problemeve të shkuara dhe do ndiheni më të çliruar për t’u dashuruar pa dorashka me partnerin. Edhe ai do bëjë lëshime dhe do mendojë t’iu surprizojë në disa momente. Ju beqarët do takoheni rastësisht në një festë me disa persona që keni kohë që i pëlqeni. Ja që ndonjëherë nuk është nevoja të bësh asgjë për të marrë atë që do. Në punë do iu jepen mundësi pafund për ta treguar veten. Shpenzimet do i ulni në maksimum duke parë edhe situatën.

Demi

Një ide gjeniale mund t’iu lindë sot dhe mund të ndryshojë gjithçka në jetën tuaj. Nëse keni një lidhje do ndiheni shumë më mirë se dje. Partneri do tregohet tolerant dhe do mundohet t’iu bëjë të ndiheni sa më rehat në praninë e tij. Ju beqarët as që do e mbani mendjen tek krijimi i një lidhjeje sepse do ndiheni të plotësuar edhe ashtu si jeni. Në punë do i merrni gjërat me shumë qetësi dhe pak nga pak keni për të arritur atje ku keni dashur përherë. Ekonomistët do jene më të privilegjuar se të tjerët. Falë buxhetit të mirë tashmë mund të bëni edhe ndonjë investim më tepër.

Binjakët

Dielli do iu japë ide praktike sot për të arritur ato që dëshironi. Do iu jepni edhe mbështetje personave që iu rrethojnë. Nëse keni një lidhje do jeni me humor më të mirë dhe do e shihni me sy tjetër partnerin. Ndryshe nga disa ditë më parë ai do ju duket më tërheqës dhe më i mirë në çdo aspekt. Ju beqarët duhet t’i përshpejtoni pak gjërat nëse ju ka pëlqyer dikush sepse në të kundërt dikush tjetër do tregohet më i shkathët. Në punë të gjithë kolegët do kenë besim tek ju dhe do ju zgjedhin si drejtues të një projekti. Në planin financiar do jeni shumë të logjikshëm dhe nuk do bëni gabime.

Gaforrja

Fati do jetë me ju gjatë kësaj dite. Të gjithë do ju inkurajojnë për gjithçka dhe do merrni vlerësime pafund. Nëse keni një lidhje, partneri do dijë si t’iu majë në pëllëmbë të dorës dhe do ndieni gazim pafund në shpirt. Ju beqaret me në fund do e dini çfarë strategji joshjeje të përdorni dhe ka mundësi të afroni personin që pëlqeni prej kohësh. Në punë mos veproni sipas mendjes tuaj, por dëgjoni përherë çfarë do ju thonë shefat. Kur të flisni me ta bëni kujdes edhe me fjalët dhe tonin e zërit. Në planin financiar duhet të jeni të kujdesshëm mos ju pushtojë dëshira për shpenzime të pallogaritura.

Luani

Sot do iu jepen mundësitë për të ndryshuar ato që dëshironi dhe do bëni zgjedhje. Nëse jeni në një lidhje do mendoni t’i ndryshoni disa zakone jo të mira vetëm që marrëdhënia me partnerin të jetë sa më e përmbushur. Do keni edhe diskutime të gjata për disa çështje të rëndësishme. Ju beqarët do keni njohje, por nuk do ju duket askush i përshtatshëm për të shkuar më tej. në punë nuk do ndiheni shumë rehat në pozicionin që keni dhe do kërkoni ndryshime. Prisni pak para se të merrni përgjigjen. Në planin financiar nuk do ndodhë asgjë e keqe që mund të veçohet.

Virgjëresha

Venusi do ju bëjë të parezistuershëm sot dhe do keni vëmendjen e të gjithëve në çdo fushë. Nëse keni një lidhje partneri do iu joshë dhe do ju bëjë të mos harroni kurrë këtë ditë. Në disa raste do ju duket sikur zemra do ju dalë nga vendi falë gëzimit të madh që do përjetoni. Edhe ju beqarët do i keni të gjitha aftësitë për të joshur këdo që do dëshironi. Në punë do jeni goxha të ngarkuar edhe për shkak të pushimeve që kanë marrë disa kolegë, megjithatë shefat do ju inkurajojnë dhe do ju përgëzojnë për cod gjë që keni arritur. Në planin financiar pritet një përmirësim i vogël.

Peshorja

Kjo ditë nuk ka për të qenë shumë e mirë dhe shqetësime më të mëdha do iu japë sektori i financave. Nëse keni një lidhje, shijojeni çdo moment të qetë dhe pa debate sepse jo gjithmonë ka për të qenë kështu. Pasdite ka rrezik që tensioni të shtohet. Nëse jeni beqarë, nuk do ndieni lodhje dhe nuk do ndaleni së kërkuari në çdo cep dashurinë e madhe. Ka rrezik të mos jeni me shumë fat sot. Në punë mund të ketë surpriza të pakëndshme. Mundet t’iu pushojnë, por edhe mund të largoheni vetë për një arsye madhore. Financat nëse nuk i lini në dorën e specialistëve do përkeqësohen pambarimisht.

Akrepi

Sot do jeni të gatshëm të bëni çdo lloj sakrifice vetëm për të jetuar në një ambient të qetë e për të mos pasur zënka me askënd. Nëse keni një lidhje do jeni më të duruar e madje nuk do ua vini veshin kritikave që do ju bëjë partneri. Keni për ta parë që me këtë sjellje do e bëni edhe më shumë për vete partnerin. Ju beqarët duhet të jeni më të disponueshëm ndaj takimeve që do ju propozohen dhe do bëni gjënë e duhur. Në punë do keni sukses të garantuar dhe mund të nënshkruani edhe kontrata të rëndësishme. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, megjithatë disa shpenzime më shumë mund t’i kryeni pa frikë.

Shigjetari

Ambicia do jetë më e madhe për ju gjatë kësaj dite dhe nuk do ndaleni asnjë çast. Nëse keni një lidhje nuk do lejoni që disa persona të huaj t’iu prishin harmoninë. Nga ana tjetër do keni edhe ide brilante si të kaloni edhe çaste romantike me partnerin. Kënaqësia do jetë gjithnjë në rritje. Nëse jeni beqarë do preferoni ta jetoni jetën si t’iu vijë pa bërë gjëra me ngulm. Në punë do keni shumë besim tek vetja dhe gjërat do ecin më së miri në çfarëdo fushë që të veproni. Buxheti do jetë goxha më i mirë se disa ditë më parë kështu që mund t’i lejoni vetes edhe disa investime.

Bricjapi

Dita e sotme nuk do jetë e keqe, por herë pas here do gjendeni në situata të paqarta. Nëse keni një lidhje mëngjesi do jete paska i ftohtë, ndërkohë që pasdite dhe në darkë do kaloni momente të paharrueshme dhe të zjarrta. Më në fund mund të bini edhe në kompromis për një çështje delikate. Nëse keni një lidhje duhet të tregoheni më të duruar sepse sot nuk është koha për të gjetur dashurinë e madhe. Në punë do keni ide të mrekullueshme sesi të zgjidhni problemet dhe të hidhni hapa më tej. Në planin financiar do i zgjidhni shpejt vështirësitë dhe do merrni frymë lirisht.

Ujori

Ka rrezik që sot goja të flasë para mendjes dhe mund t’i lëndoni personat që do ju ndodhen pranë. Nëse keni një lidhje do keni ide tërësisht ndryshe nga personi në krah dhe kjo mund të nxitë debate të forta. Nëse nuk bini dakord ndryshoni temë dhe mos kërkoni me inat t’i mbushni mendjen tjetrit. Ju beqarëve do ju mungojë besimi tek vetja dhe as që do tentoni të joshni dikë. Në punë do ketë ndryshime, por për fat të keq jo në drejtimin që ju keni dashur. Nëse punoni në kompani private mundet edhe t’iu ndërlikohen gjërat. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë kështu që shihni mirë çmimet kudo para se të blini diçka.

Peshqit

Sot do e lini mënjanë kokëfortësinë dhe inatin dhe do jeni shumë më të butë. Kjo sjellje do e përmirësojë marrëdhënien me të gjithë. Nëse keni një lidhje, gjërat mes jush dhe partnerin do përmirësohen tej mase. Do afroheni më shumë dhe në mbrëmje do mendoni të dyja palët të bëni gjëra të veçanta. Ju beqarët do ja hapni zemrën personin që ka kohë që iu josh dhe do filloni të ndieni diçka shumë të bukur. Në punë gjërat do ecin për mrekulli. Nëse jeni në kërkim të një posti shihni njoftimet në mbrëmje sepse do e gjeni atë që keni ëndërruar. Paratë do mbeten në gjendje të mirë falë përkujdesit të treguar së fundmi. /dritare.net

Author: admin