Horoskopi javor, nga 19 korrik deri 25 korrik

DASHI 21. mars – 20. prill

Gjatë kësaj jave do bëni çfarë te keni ne dorë për ta ndryshuar rutinën ne jetën tuaj ne çift dhe me pak mundim do ja dilni. Për fatin tuaj partneri do jete ne humor dhe do ua plotësojë dëshirat. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare dhe do përfitojnë pafundësisht prej tyre. Financat nuk kane për te qene shume te mira kështu qe mos kryeni shpenzime te pallogaritura ne mënyrë qe te mos mbeteni me xhepat bosh. Shëndeti nuk do jete ende ne gjendjen me te mire. Mund te ndiheni pa fuqi dhe te dërmuar. Për fatin e mire puna do marr një kthese tjetër me te mire. bashkëpunimi me disa kolege do ju beje shumë mirë. Me familjaret nuk do keni debate.

DEMI 21. prill – 21. maj
Javë problematike ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Në shumë momente do keni debate te vazhdueshme me partnerin dhe nuk do hapni rruge për asgjë. Rrethanat nuk do jene asnjë çast ne favorin tuaj. Beqaret nga ana tjetër do jene më me fat për te gjetur dashurinë pa bere ndonjë përpjekje te madhe. Buxheti nuk do jete i keq megjithatë mos ndërmerrni shume rreziqe sepse do përballeni me shume vështirësi. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze,. por vapa dhe lodhja do bëjnë të vetën. Gjeni kohë për t’u relaksuar e për t’u freskuar. Në punë do keni mbështetjen e yjeve dhe do arrini shumë më lart nga sa e kishit menduar. Marrëdhënia me familjaret do jete e ngrohte.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor
Këtë javë më në fund do arrini të zgjidhni nga disa problemet më të mëdha që keni pasur në çift dhe pas te enjtes do ndiheni shumë më të qetë. Do i shtoni edhe dozat e humorit. Beqaret do jene me më shume fat dhe do fillojnë një lidhje ashtu si e kishin ëndërruar prej shume kohesh. Në planin financiar situata do jete me e mire dhe mund t’i lejoni vetes ndonjë shpenzim me shume sesa zakonisht. Shëndeti mund te ketë here pas here momentet delikate kur nuk do merrni fryme lirisht. Kujdes me shume duhet te tregoni nëse vuani nga spondeliatroza ose koliti. Për punën do jetë një japë premtuese, por mirë është të mos nxitoheni më asgjë. Jeta familjare do jetë harmonike.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik
Jeta ne çift do jete e mrekullueshme çdo dite te kësaj jave. Do qëndroni me tepër ne shoqërinë e partnerit tuaj dhe bashkëpunimi do forcohet. Për beqaret do ndizet drita jeshile dhe shume gjera do marrin drejtimin e duhur. Personi qe do keni pranë do ju përshtatet ne çdo pike. Financat nuk do jene aq te mira sa do dëshironit megjithatë me pak kujdes mund t’ia dilni edhe ashtu. Shëndeti do ketë disa probleme te vogla. Mos mbani dieta strikte sepse do pendoheni tej mase. Ne pune duhet te tregoheni gjithë kohës realiste dhe te mos ju besoni verbërisht kolegeve. Disa prej tyre mund t’iu prishin planet për shkak te zilise. Jeta familjare do vazhdoje te mbetet e qëndrueshme dhe pa probleme.

LUANI 23. korrik – 22. gusht
Këtë jave do hidhni hapa shume te rëndësishme për jetën tuaj ne çift dhe do ju duket sikur keni rilindur. Edhe nëse keni pasur mosmarrëveshje do jeni me te qete. Beqaret do kenë mundësi pafund për takime interesante, por nuk do ndihen aspak gati për te hedhur hapa e për te hequr dore nga pavarësia absolute. Ne planin financiar nuk do ketë vështirësi megjithatë mire është te merrni masa qe tani për te pasur edhe një te ardhme te kënaqshme. Shëndeti nuk do jete ne formën me te mire te mundshme dhe nuk do jeni te qete. Ne pune do keni konflikte te njëpasnjëshme me koleget dhe nuk do merrni as mbështetje nga shefat. Me familjaret thuajse nuk do flisni fare.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator
Këtë jave do kaloni momente fantastike ju qe jeni ne një lidhje. Do jeni te dy kureshtare si ju ashtu edhe partneri juaj, prandaj do jeni te gatshëm te provoni edhe eksperienca te reja. Beqaret duhet te tregohen sa me te arsyeshëm sepse përndryshe mund te hedhin hapa te gabuara. Me financat nuk duhet as te luani as te rrezikoni. Mundohuni qe t’i menaxhoni si duhet ato para qe keni dhe te ulni ne maksimum shpenzimet. Shëndeti do jete delikat. Do jeni te ndjeshëm dhe do prekeni nga çdo virus qe do ekzistoje. Ne pune shume gjera do gjejnë zgjidhje dhe do jeni disi me te qete. Do ndiheni krenare edhe për shkak te përgëzimeve qe do merrni nga shefat. Ne familje do ketë ndryshime rrënjësore.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor
Do e kritikoni gjate gjithë kohës partnerin tuaj gjate kësaj jave, por ai do tregohet shume i duruar dhe madje do pranoje disa te meta. Beqaret do kërkojnë me ngulm te fillojnë një histori dashurie serioze dhe me pak përpjekje do ja dalin mbanë. Personi qe do kenë pranë mund te jete i shenjës se gaforret ose peshores. Për financat nuk duhet te shqetësoheni aspak sepse çdo gjë do ece me se miri. Shëndeti do kenë vetëm disa shqetësime te vogla ditët e para, me pas d ndiheni te qete dhe plot energji. Ne pune do lodheni pak, por do jeni këmbëngulës dhe do arrini gjithçka qe doni. Merkuri do ju mbështesë ne çdo moment. Ne familje duhet te jeni me te dëgjueshëm dhe me tolerante.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor
Tregohuni shume te kujdesshëm gjate gjithë kësaj jave juve qe jeni ne një lidhje sepse ne një moment apo ne një tjetër situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Beqaret do kenë vetëm flirte me disa persona, asgjë me tepër sesa aq. Në planin financiar ndikimi i yjeve do jete negativ. Do shpenzoni pafundësisht pa bere llogari dhe shume shpejt do mbeteni pa para neper duar. Shëndeti nuk pritet te ketë probleme. Mos harroni te përdorni shpeshherë çaj dhe mos neglizhoni as seancat e yoga-s. Ne pune do hidhni hapa te mëtejshme duke u bere jo vetëm te njohur, por duke fituar edhe me shume te ardhura. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor
Do ketë ndryshime rrënjësore gjate kësaj jave ne jetën tuaj sentimentale. Do i sqaroni hatermbetjet dhe do ndiheni shume me te qete. Beqaret do pëlqejnë aq shume persona saqë ne fund do e kenë te vështirë te bëjnë zgjedhjen e duhur. Ne planin financiar do jeni me shume fat. Gjendja do ketë aq shume përmirësime saqë do mbeteni pa fjale. Shëndeti do jete ne periudhën me te mire. Jo vetëm qe nuk do keni shqetësime, por do jeni edhe me më shume energji dhe dinamizëm. Ne pune do përshtateni shpejt me detyrat e reja dhe do arrini majën e suksesin me herët nga sa mund ta mendoni. Familjaret duhet t’i dëgjoni me kujdes dhe t’i respektoni.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar
Do e forconi edhe me shume lidhjen ne çift gjate kësaj jave dhe do ndiheni gati te merrni edhe vendime te rëndësishme. Nuk do mundojnë çastet romantike dhe ato intimet. Beqaret ose do bëjnë ose do marrin deklarata te forta dashurie te cilat do ua ndryshojnë jetën njëherë e mire. Me financat tregohuni te arsyeshëm nëse nuk doni te mbeteni duarthate. Pa to nuk mund te bëni dot asgjë. Gjendja shëndetësore do jete e shkëlqyer. Nuk do ndieni me asnjë shqetësim e asnjë dhimbje sado te vogël. Ne pune do lodheni paksa, por pak nga pak do arrini tek objektivat finale. Jo gjë do ua hape dyert edhe për te ecur me lart. Ne familje duhet te tregoheni me te diponueshem për te ndihmuar ata qe kane nevoje.

UJORI 21. janar – 19. shkurt
Ata qe kane kohe qe janë ne një lidhje do kenë një jave shume te qëndrueshme do merreni vesh për gjithçka do bini dakord për vendimet qe do merrni. Beqaret do kenë vetëm mundësi te fillojnë aventura kalimtare pa një te ardhme. Shfrytëzojini nëse kjo është ajo qe doni. Ne planin financiar do përballeni me goxha vështirësi. Shpenzimet e mëdha qe keni menduar te kryenit duhet t’i shmangni. Shëndeti do jete me delikat nga sa prisnit. Stresi dhe lodhja do kenë goxha pasoja. Ne pune vetëm me durim, këmbëngulje dhe besim ne vetvete mund te arrini atje ku dëshironi. Po u acaruar me pengesat me te vogla do e humbisni përqendrimin. Ambienti familjar do ngrohet tej mase.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars
Këtë jave, me ne fund, do e kuptoni se ai qe keni ne krah nuk bën për ju. Nuk keni as ide dhe as aspirata te përbashkëta kështu qe nuk ja vlen te qëndroni me bashke. Do ndiheni me te çliruar. Beqaret nga ana tjetër do kenë njohje te reja dhe do njihen mire ne praninë e atyre personave. Gjithçka do varet nga ata pe rate qe do ndodhe me pas. Me financat nuk pritet asnjë lloj problemi. Shëndeti mund te ketë ndonjë shqetësim te vogël. Pini qetësues, por ne asnjë mënyrë mos e teproni. Ne pune ambicia do ju beje te qëndroni gjithë kohës ne gatishmëri. Nuk do ju shpëtojë asnjë detaj dhe do arrini rezultate te shkëlqyera. Ne familje do merren vendime te mëdha.

Author: admin