Horoskopi për datën 6 gusht nga Russell Grant

Dashi

Mund të jetë e vështirë të pranosh që një punë që e ke pranuar me entuziazëm po bëhet monotone. Ju keni mësuar gjithçka që mund të mësohet dhe keni përfituar gjithçka që mund të përfitonit nga ajo. Mund të pyesni nëse dikush tjetër do të donte ta merrte këtë detyrë në mënyrë që të jeni në gjendje të provoni diçka më stimuluese.

Demi

Ju nuk mund të largoni një çështje pune nga mendja juaj dhe do të preferoni të mos shqetësoni familjen tuaj me problemet që keni në punë, por ndonjëherë të flisni ju ndihmon. Shpjegoni se çfarë po kaloni dhe ata mund t’ju japin zgjidhjen ideale për këtë problem.

Binjakët

Largimi nga angazhimet e vjetra që janë bërë monotone dhe të mërzitshme është gjëja më e mirë që mund të bëni. Një projekt i ri pune do të jetë më sfidues nga sa pritej dhe kjo është ajo që ju nevojitej për të rritur pavarësinë tuaj. Do të jeni të lumtur të përvishni mëngët dhe të vazhdoni me atë që duhet bërë pa qenë të nxitur nga të tjerët.

Gaforrja

Marrja përsipër e shumë angazhimeve të jashtme mund të shkaktojë konflikte në familje. Nëse keni shumë gjëra, mendoni për zvogëlimin e përgjegjësive para se të filloni diçka të re. Një situatë e tensionuar mund të lehtësohet përmes disa komenteve të mira dhe me humor.

Luani

Konkurrenca vazhdon të jetë e lartë dhe ju vazhdoni të jeni të vetëdijshëm se duhet të qëndroni vigjilentë. Ju keni një dëshirë të fortë për të pasur sukses dhe kjo do të bëjë që të punoni fort. Do të kënaqeni me sfidat po aq sa ju gëzon ideja për të pasur sukses në atë që po përpiqeni të bëni.

Virgjëresha

Përdoreni mirë energjinë tuaj duke ndihmuar në nisjen e një projekti në grup. Ju do të donit që idetë të viheshin në praktikë pasi gjithmonë keni qenë duke pritur momentin e duhur për të filluar dhe duket se ka ardhur koha.

Peshorja

Përgjegjësitë e reja të punës ose një problem shëndetësor mund t’ju shkaktojnë tension. Një konsultë me një profesionist mund të jetë e dobishme. Ju mund të ndjeni që dikush i afërt është nervoz për diçka. Tensioni i tyre mund të lehtësohet përmes fjalëve të mira dhe një gjesti dashamirës.

Akrepi

Mund të jetë një ide e mirë të bashkoheni me miqtë tuaj në botën e biznesit. Ka diçka që dëshironi t’ja kërkoni dikujt, por mos jini të paduruar për të dëgjuar përgjigjen. Pasi t’i keni prezantuar idetë tuaja, jepini atyre një shans të mendojnë rreth tyre. Një projekt për mbledhjen e fondeve ose ndihma për një kauzë bamirësie do të sjellë rezultate të shkëlqyera.

Shigjetari

Sfidat që keni marrë përsipër mund të kërkojnë kohë. Nuk keni pse t’i bëni të gjitha vetë. Nëse keni nevojë për ndihmë, nuk do të jetë problem të tërhiqni vëmendjen e atyre që janë në gjendje t?ju ndihmojnë. Njerëzit janë të interesuar për atë që po bëni dhe ju do të jeni shumë popullor kudo që të shkoni.

Bricjapi

Po bëni çmos që t’i shihni gjërat nga këndvështrimi i njerëzve të tjerë. Ata do të jenë mirënjohës për mendimet dhe fleksibilitetin tuaj. Një bisedë e sinqertë me një mik do të sqarojë një keqkuptim të vjetër. Do të ndiheni të lehtësuar që jeni në gjendje ta lini këtë çështje pas krahëve.

Ujori

Dikush do të përpiqet të shkaktojë probleme duke bërë komente të çuditshme në një faqe të rrjeteve sociale. Ju mund të pyesni veten nëse po ndodh diçka që nuk e dini. Mos e keqkuptoni atë që keni lexuar pasi ato fjalë nuk janë për ju. Ato i drejtohen një personi tjetër.

Peshqit

Shfrytëzojeni një shans për të bërë edhe detyrat që duhet të kryhen nga njerëz të tjerë. Nuk ka rëndësi se kush i kryen, por do të jetë një lehtësim t’i heqësh qafe. Ju po ndihmoni për ta bërë jetën e dikujt tjetër më të lehtë dhe këta njerëz do të shprehin vlerësimin e tyre.

Author: admin