Zbulohet arsyeja pse Ilir Shaqiri nuk iu gëzua ofertës nga Top Channel për t’u bërë imazh i Digitalb

Mbrëmë gjatë spektaklit të Big Brother VIP, Ilir Shaqiri mori një ofertë nga Top Channel.

Balerini shqiptar do të jetë imazh i platformës Digitalb, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Por, kur Arbana i komunikoi surprizën atij, ai nuk ishte fare entuziast për këtë gjë, dhe kjo u komentua edhe nga publiku në rrjete sociale.

Tani, blogeri Olti Curri ka publikuar një video të Ilirit, ku tregon qartë pse ai nuk e priti mirë këtë ofertë.

Në videon e publikuar, Iliri dëgjohet duke thënë se edhe në Itali ka pasur mundësi për reklama dhe i ka bërë, por që ai i urren ato.

Kujtojmë se Iliri javën e kaluar është shpallur finalisti i parë i këtij edicioni VIP./Reporteri.net/

Videon mund ta shikoni KETU

Author: admin